NJOFTIM

Kriteret, ja kush mund të regjistrohet në sezonin shtesë të provimeve

Regjistrimet do të bëhen pranë Zyrës së Informacionit, studentët duhet të paraqiten me mjet identifikimi, në datat 3 - 6 tetor 2016, nga ora 08:00 -12:00

Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Ekonomisë që në datat 10 - 12 tetor 2016 do të zhvillohet një sezon shtesë provimesh. Studentët të cilët lejohen të regjistrohen për të hyrë në këtë sezon shtesë janë:

Studentët e vitit të tretë, niveli Bachelor, me kohë të plotë që kanë përfunduar vitin e tretë por kanë ende 1-3 provime të pashlyera;

Studentët e vitit të katërt, nivelit Bachelor me kohë të pjesshme që kanë përfunduar vitin e katërt por kanë ende 1-3 provime të pashlyera;

Studentëte vitit të dytë, niveli Bachelor, me kohë të plotë që për të kaluar në vitin e tretë nuk plotësojnë kreditet e nevojshme, mund të regjistrohen vetëm për një provim;

Regjistrimet do të bëhen pranë Zyrës së Informacionit, studentët duhet të paraqiten me mjet identifikimi, në datat 3 - 6 tetor 2016, nga ora 08:00 -12:00.

Brenda datës 8 tetor do të afishohet grafiku i provimeve.

Suksese!

1,486 Lexime
7 vjet më parë