
Librat e verës për mësuesit: tituj që motivojnë, frymëzojnë dhe të nxisin të mendosh ndryshe
Këtë verë, mësuesit kanë zgjedhur libra motivues, psikologjikë dhe klasikë që frymëzojnë e nxisin reflektimin: nga Robin Sharma, Mel Robbins e Will Storr, te Hugo, Lawrence e Updike. Zbuloni titujt më të kërkuar nga Libraria Albas për një verë me kuptim!
Vera është koha kur më në fund mësuesit mund t’i kthehen leximeve personale, pa plane mësimore, pa orare dhe pa stresin e përditshëm. Por cilët libra të zgjedhim, kur duam të qetësohemi, por edhe të frymëzohemi? Këtë verë, lexuesit, mes tyre shumë mësues dhe lexues të rregullt të rritur, kanë preferuar më së shumti tituj nga zhanri psikologjik, motivues dhe letrar i thellë.
Më poshtë gjeni disa sugjerime librash nga Shtëpia Botuese Albas, që mund të jenë shoqëruesit idealë të kësaj vere. Këta libra i gjeni në www.librarialbas.al dhe në pikat fizike të Librarisë Albas.
Libra motivues dhe psikologjikë, për të ushqyer veten nga brenda
“Manifesti i heroit të përditshmërisë” – Robin Sharma
Një libër i shkurtër por fuqiplotë, me mesazhe të thjeshta për ditë më të ndritura. Ky manifest është një ftesë për t’u kujdesur për veten dhe të tjerët, çdo ditë, me dashuri dhe guxim.
“Rregulla e 5 sekondshit” – Mel Robbins
Një vendim, një ndryshim, një numërim i thjeshtë: 5…4…3…2…1! Ky libër është i përkryer për ata që ndihen të bllokuar dhe duan të nisin ndryshime të vogla me ndikim të madh.
“Selfie” – Will Storr
Një vështrim i thellë dhe kritik mbi obsesionin e kohëve moderne me "veten perfekte". Një libër që provokon, ndërton vetëdije dhe të ndihmon të kuptosh më mirë shoqërinë – dhe veten.
“Klubi 5 i mëngjesit” – Robin Sharma
Ndoshta vera është momenti i duhur për të rishikuar rutinën tuaj? Ky libër shpjegon se si një mëngjes i strukturuar mund të të ndryshojë gjithë jetën. Ideal për ata që duan të rikthehen në shtator me ritëm të ri.
“Shprehja e vetëbrohoritjes” – Mel Robbins
Fjala më e rëndësishme që mund të dëgjosh…është jotja. Një libër emocional dhe praktik, që të mëson të flasësh me mëshirë ndaj vetes dhe të ndërtosh një dialog të shëndetshëm të brendshëm.
Për lexuesit më “kërkues”: klasika moderne dhe reflektim i thellë
“Sundimi i ligjit” – Tom Bingham
Një vepër e thellë për rolin e ligjit në shoqëritë demokratike. Lexim i pasur për të gjithë ata që kërkojnë kuptim në strukturat që na udhëheqin – i përshtatshëm për mësues të shoqërisë, edukimit qytetar, por edhe lexues të rregullt me interes për drejtësinë.
“Katedralja Shën Mëria e Parisit” – Victor Hugo
Një klasik që nuk plaket kurrë. Përralla e njeriut të përçudnuar, dashurisë, artit dhe humanizmit – për mësuesit e letërsisë që duan të rigjejnë emocione të forta.
“Dashnori i zonjës Çetërli” – D. H. Lawrence
Një roman i guximshëm për kohën e tij – mbi dashurinë, lirinë e trupit dhe ndjenjës. Një sfidë letrare, por edhe një ftesë për t’u ndalur e për të reflektuar.
Tetralogjia e John Updike – Herri “Lepur” Angstrëm
Një projekt letrar për më shumë se një verë! Historia e një burri amerikan përgjatë dekadave – introspektive, sociologjike dhe emocionale.
“Metoda më e rrezikshme”
Përkthim që sjell pasionin dhe debatet midis Freud-it dhe Jung-ut. Një zgjedhje për mendjet e hapura që duan të kuptojnë psikikën e njeriut dhe lindjen e psikanalizës moderne.
Zgjedhje për gratë & vajzat, me humor, ndjeshmëri dhe sinqeritet
“Femra të mençura, zgjedhje të gabuara” – Dr. Connell Cowan & Dr. Melvin Kinder
Një libër që është bërë hit në rrjetet sociale këtë verë! Praktik, me humor dhe i drejtpërdrejtë – ndihmon gratë të kuptojnë zgjedhjet e tyre në marrëdhënie dhe të shmangin “llojin e gabuar”. Lexim i shkëlqyer për poshtë çadrës!
Librat nuk janë thjesht arratisje. Janë mënyra për të rikthyer balancën, për të frymëzuar mendimin kritik, për të ndërtuar ndjeshmërinë dhe për t’u përgatitur me vetëdije për një shtator të ri.
Të gjithë këta tituj mund t’i gjeni në: www.librarialbas.al
Porosit online ose vizito Libraritë Albas në Tiranë, Prishtinë, Tetovë dhe Preshevë.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Poezi "Nënë Tereza"
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
“AfterWords”, kur fjala, kokteji dhe muzika takohen këtë verë në Librarinë ALBAS