“Liri në timokraci?!”, ese nga Fahrudin Dungaj
Fahrudin Dungaj, student në shkollën jo-publike “Haxhi Sheh Shamia” në vitin e parë, sjell një shkrim në të cilin ka pasqyruar disa mendime dhe koncepte të cilat janë në fokusin e opinionit publik dhe letrar.
Një ndër pasionet e studentit Fahrudin Dungaj është letërsia, që ka një vend të veçantë në zemrën e tij. Sipas tij, duke marrë shkas nga ngjarjet dhe temat të cilat marrin pjesë në përditshmërinë tonë, siç është dhe “Demokracia” e cila sa vjen e çdo ditë po zëvendësohet apo po pëson metamorfozë në një term si “Timokracia”, ai ka pasqyruar disa mendime dhe koncepte në këtë shkrim të cilat janë në fokusin e opinionit publik dhe letrar.
A keni dëgjuar vallë për një term të quajtur “Timokraci”? Epo, çfarë dallimi ekziston midis “demokracisë” dhe “timokracisë”? Me evoluimin e botës, filozofia politike medoemos i nënshtrohet fazave të ndryshme të metamorfozës. Timokracia ka në bërthamë të saj, “eleminimin” rrënjësor të logjikës apo arsyetimit njerëzor.
Filozofi i shquar grek Platoni, e përshkruan timokracinë si formë qeverisje, në të cilën sundimtarët “dëfrehen” nga shfaqjet magjepsëse të fuqisë supreme si fama, suksesi ushtarak, dhe materializmi e në fund vendosin popullin e mjerë në plan të dytë. Besoj se ka radhur koha të pyesim veten: “A ndihemi pjesëmarrës në “mrekullinë demokratike” të etiketuar si bashkëqeverisje?”.
A ekziston në këtë univers të mrekullive “qeverisja e drejpërdrejtë nga populli”? Një barbarllëk i cili s’ka fund, triumfon mbi të vërtetën hyjnore…? Në majë të hierarkisë, “mban kurorën e artë” vetëm oligarku, i cili shikon nga lart njeriusin si një lodër e shkretë, që “konsumohet” vetëm e vetëm për të ngritur të tjerët në maja, e vetë s’posedojnë pothuajse asgjë.
E ja pra, ky fenomen ç’njerëzor është pikërisht ajo ç’ka unë quaj “ligji i xhunglës”. Për të mbijetuar, njeriusi duhet të zgjedhë midis dy dilemave: të jetë skllav i periudhës post-moderne, “duke u mbytur” nën mrekullitë e “botës demokratike” ose … Në fakt nuk ekziston një rrugë tjetër!
Në majë të hierarkisë, qëndron i palëkundur vetëm oligarku i cili posedon çdo gjë, madje dhe vetë njeriusin. Oligarku, është i lindur me “lugën e artë”, ndërsa “The Scrapper” është ai lloj tipik i njeriusit luftarak, të cilit i duhej të dilte përballë mosmarrëveshjeve të jashtëzakonshme, të paimagjinueshme që të arrijë në të njëjtën pike, gjithmonë po pati forcën dhe mundësinë të rrëzojë “lugën e artë” nga froni i lavdishëm.
Mejdani është i hapur për këdo…!
Shkruajti: Fahrudin Dungaj
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
I dashur ditar, po të rrëfej ngjarjen më të rëndësishme të kohëve të fundit…
Ese për Ismail Qemalin dhe Festat e Nëntorit
“Shkolla ime”, ese nga nxënësja Besarta Bracaj