Llojet e kuzhinave sipas shenjës së horoskopit

E keni menduar ndonjeherë se kuzhina e cili vend u përshtatet ju sipas shenjes së horoskopit që keni? Është koha ta zbuloni tani.

E keni menduar ndonjeherë se kuzhina e cili vend u përshtatet ju sipas shenjes së horoskopit që keni? Është koha ta zbuloni tani.

DASHI

Dashit si shenjë e prerë që është, do t’i pëlqente të shijonte një varietet kuzhine latine, me shije të mprehta si cilantro, speca djegës dhe canela të ëmbël (kanella meksikane). Sugjerojmë të provoni fajitas të skarës të spërkatura me salcë pikante poblano, shkruan revista “Shije”.

DEMI

Demi do të hante gjithçka për sa kohë është e freskët dhe e përgatitur mirë. Shumë nga demat janë edhe vetë kuzhinierë shumë të mirë por shumë nga ata priren drejt rutinës. Të lindurit nën këtë shenjë do të shijonin ushqimin etiopian si; sallatë me patëllxhan, perime me hudhër dhe xhenxhefil, pulë e zierë në pastë speci të kuq, etj. por mund edhe të eksperimentoni me ushqimet indoneziane.

BINJAKËT

Binjakët mërziten me rutinën dhe janë gjithmonë në kërkim të gjërave të reja e gallatë. Ata do të shijonin ushqimin tradicional Australian i cili ka disa nga pjatat më kreative në botë si; biftek me erëza të vendit apo supë Witjuti. Mund edhe të provojnë ushqime braziliane si karkaleca të pjekur në qumësht arre kokosi me topa orizi në anë. 

GAFORRJA

Gaforret i vlerësojnë shumë shijet e freskëta të detit, kështu që sushi ëshë perfekt për ta. Shijet delikate të ushqimeve japoneze do t’i kënaqnin shumë. Nëqoftëse ideja e peshkut të gjallë nuk i pëlqen, atëhere duhet të provojnë supën me patëllxhan miso dhe salmonin teriyaki. Një opsion i dytë janë edhe ushqimet indiane të cilat nuk janë shumë pikante .

LUANI

Luanët janë shumë krenar që janë eksplorues të botës, të hapur për aventura të reja kulinarie gjithashtu. Aventura e tyre e rradhës duhet të jetë kuzhina pan-afrikane e cila përfshin edhe insekte në shumëllojshmërinë e saj. Nëse nuk janë gati për këtë aventurë atëhere le të qëndrojnë te shijet e tyre elegante me ushqimin francez apo te përzierjet aziatiko-franceze.

VIRGJËRESHA

Kjo shenjë e pastërtisë ngelet e tillë edhe në ushqim. Shumë nga virgjëreshat janë vegjetarianë ose të paktën preferojnë ushqime të freskëta e të lehta. Ju sugjerojmë të qëndroni larg ushqimeve të rënda ruse ose polake dhe testoni gatimet etiopiane duke evituar pjatat me spec të kuq. Një alternativë tjetër është edhe ushqimi tajlandez.

PESHORJA

Natyra e peshoreve e cila gjithmonë rend mbas harmonisë do të vlerësonte ushqime si: japonez, kinez dhe korean. Të gjitha gatimet e tyre ruajnë një balancë të së ëmblës, të kripurës, të hidhurës, të pikantes dhe të së athtës. Opsion i dytë janë edhe ushqimet skandinave të cilat kanë një balancë të shëndetshme.

AKREPI

Ushqimi Indian do t’i shkonte përshtat shijeve të akrepave për erëza të forta dhe ekzotizëm. Sugjerohet curry pule me oriz shafrani dhe sallatë më kastraveca. Kësaj shenje mund edhe t’i pëlqejë  edhe kontrasti midis arrës së kokosit dhe erëzave të ushqimeve indonezane.

SHIGJETARI

Shigjetarët janë eksplorues të kalitur. Shumë nga ata mund të jenë afeksionuar me kuzhinën latine, nga amerikano-jugorja e deri në atë italiane. Por shigjetarët do të shijonin edhe ushqime salvadoriane sepse do të kishin një ndërthurje shumë ekzotike si picë me domate të thara dhe djath dhie.

BRICJAPI

Bricjapi qëndron te moda e vjetër. Ushqimet irlandeze apo baltike, polake apo ruse do të kënaqnin shumë shqisat e tyre të shijes. Domethënë; çdo gjë që mamaja bënte dhe bën, qoftë lazanja italiane apo oriz nga lindja e mesme, për ata është mëse në rregull.

UJORI

Një atmosferë e këndshme është më e përshtatshme për një ujor se sa përmbajtja e menusë. Prandaj treni i fundit japonez shaba-shabu është ideal për ta. Të gjithë mblidhen rreth një tavoline të madhe dhe ndajnë këtë supë e cila përfshin biftek, perime dhe noodles. Natyra eksperimetale “duhet provuar çdo gjë në jetë” e ujorëve, do të shijonte një diversitet zgjedhjesh si ushqim skandinav,ushqime të lindjes së mesme, etj.

PESHQIT

Ushqimet e preferuara të peshqëve reflektojnë natyrën e tyre det-dashëse, prandaj sugjerohet ushqimi spanjoll si për shembull paella. Mund të shkojnë edhe drejt ushqimeve greke. Limitet ushqimore thyhen lehtë dhe natyrshëm me këtë shenjë, kështu që mund edhe të eksperimentojnë përzierjet e kuzhinave si teksane-meksikane apo creolo-japoneze.

2,737 Lexime
8 vjet më parë