Poezi

Nënë, gëzuar “8 Marsin”!

Kjo poezi është shkruar nga Egi Gasa dhe është një urim për nënën e tij në kuadër të festës së “8 Marsit”. Egi na ka shkruar në adresën tonë dhe na ka dërguar vargjet e mëposhtme.

Nënës


Pranë një dritareje, e strukur qëndroj

botën mbrapa xhamit vështroj.

Një pluhur rreth e përqark shikimin ma turbullon,

dhe dëshirën time për të parë më qartë shpejt e shkatërron.


Një re e zezë mbështjell sytë e mi,

sa herë që hedh sytë përtej xhamit të zi,

Pa mëshirë ajo më pengon,

si të ishte një djall që vetëm lufton.


Sikur të kisha një shkop magjik,

dhe pluhurin ta pastroja,

nga çdo fat i tmerrshëm, tragjik

me zemër ta realizoja.


Afër meje, nëna erdhi dhe u ul,

të dyja nga jashtë vështronim me ngul.

Në kraharorin e saj u mbërtheva,

dhe dashurinë e pastër që të dhuronte përjetova.


Gjithçka ndryshoi.

Një ndjenjë e fortë më pushtoi,

për të luftuar bashkë me nënat

E për të qëndruar me të fortat.


Sot është dita e tyre,

një buqete me lule për t’iu dhuruar ,

Së bashku me një përqafim,

8 marsin për t’iu uruar.


(Egi Gasa, Portali Shkollor)

22,381 Lexime
6 vjet më parë