Pavarësia e Kosovës në penën e Zyrafete Hoxhës

Zyrafete Hoxha është në klasën e tretë në shkollën “Gani Elshani” , Krajkovë. Ajo është e talentuar dhe krijon poezi

Në foto ju po shikoni Zyrafete Hoxhën. Ajo është në klasën e tretë në shkollën “Gani Elshani” , Krajkovë. Zyrafete Hoxha është një vajzë e talentuar e cila shkruan poezi. Lexoni më poshtë një poezi të cilën ia ka kushtuar ditës së pavarësisë së Kosovës.

 Dita e bekuar

Kjo është ditë e shënuar

Kjo është ditë e bekuar

Dita jonë e Pavarësisë

Ditë e shenjtë e lirisë.

 

Sot dëshmorët i kujtojmë

E  heronjtë s’i harrojmë

Lirinë - amanet na e lanë

Për Kosovë jetën e dhanë.

 

Ditën tënde Kosovë festojmë

E gjithmonë të urojmë

Sot u bënë vite – tetë

Rrofsh moj Kosovë përjetë !

 

Zyrafete  Hoxha,  kl. III/1

SH.F.M.U. “Gani Elshani” , Krajkovë

Nëse edhe ju keni një talent na shkruani në:  [email protected]

2,664 Lexime
8 vjet më parë