
"Përjetimi i 7-Marsit!"
Kjo poezi i kushtohet emocioneve që të dhurojnë nxënësit për "7-Marsin" dhe është shkruar nga mësuesi Gëzim Dalliu. Zërat e hareshëm të nxënësve dhe urimet e tyre me fjalë zemre emocionuan mësuesit.
E ku ka gjë më të bukur se të jesh në gjirin e tyre dhe të festosh me ta! Festa është e jona, por gëzimi është i tyre. Duke marrë shkas nga këto përjetime, dua t’iu uroj të gjithë nxënësit suksese në rrugën e dijes!
Përjetimi i 7-Marsit!
Një tufë lule dhuruat
brenda buronte një urim.
Ju përsëri s’më harruat.
kësaj dite i dhatë gëzim.
Si flutura fluturuat
Ai mëngjes mori jetë.
Urimin, gëzuar përçuat
si një uragan i vërtetë.
Me mall më përqafuat
Ju dhuroni vetëm jetë.
Festën e mësuesit bekuat
bota juaj është si një det.
Lot gëzimi më rodhi në faqje
Në mesin tuaj mora zemër.
Ju jeni si pëllumba paqje
nga ju e kam këtë emër.
Gëzimi i dukej nga sytë
urimet tuaja më dhanë shpresë.
Në shpirt ju më hytë
te ju gjithmonë do mbesë.
(Gëzim Dalliu, Portali Shkollor)
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Teatri, lënda që stimulon dashurinë për shkollën