“Lugina e fluturave”

Petaloudes, Lugina e bukur e fluturave në Greqi

Kjo luginë është e hapur për vizitorë dhe interesimi i madh i njerëzve për të vizituar atë po ndikon dhe në zvogëlimin e numrit të fluturave.

Në pjesën perëndimore të ishullit grek Rodos, rreth 25 km larg qytetit, ndodhet një vend që njihet si “Lugina e fluturave”. Kjo luginë është e njohur për faktin se në fund të muajit maj, pas sezonit të shirave, ajo vërshohet nga mijëra flutura të llojit “Euplagia quadripunctaria rhodosensis”.

Gjatë periudhës së shirave, fluturat jetojnë në formë lavrash në pyjet mesdhetare. Në fund të këtij sezoni ato evoluojnë në flutura të mahnitshme dhe më pas nisin të migrojnë në kërkim të vendeve me lagështi.

Duke i ndjekur gjurmët e vendeve me lagështi, fluturat çdo vit përfundojnë në këtë luginë, ku e kalojnë gjithë verën, për t’u larguar në fillim të muajit shtator.

Po në këtë luginë ato shumohen, ndërsa më pastaj fluturojnë deri në 25 km largësi për të gjetur vendin ku t’i lëshojnë vezët, kur dhe përfundon cikli i tyre jetësor.

Kjo luginë është e hapur për vizitorë dhe interesimi i madh i njerëzve për të vizituar atë po ndikon dhe në zvogëlimin e numrit të fluturave.

Fluturat frikësohen nga zhurmat e njerëzve dhe lëvizin nga një dru te tjetri, duke shpenzuar kështu energjinë e nevojshme madje, shumë prej tyre vdesin para se të arrijnë të riprodhohen.

Njerëzit inkurajohen që të vizitojnë këtë luginë, mirëpo këshillohen që të mos i pengojnë fluturat si dhe të mos bëjnë zhurmë të panevojshme.

2,199 Lexime
7 vjet më parë