Pritje madhështore për kombëtaren shqiptare

Ju sjellim pak nga atmosfera e pritjes së kombëtares shqiptare në Aeroportin “Nënë Tereza”

Portali Shkollor u bashkua sot me qindra qytetarë në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur lojtarët e kombëtares shqiptare e cila u kthye me fitore nga Armenia. Tani është e sigurtë Shqipëria është kualifikuar në Euro 2016.

Djemtë e De Biasit janë pritur me nderime dhe entuziazëm në aroportin “Nënë Tereza”, ku vetë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e MAS, Lindita Nikolla dolën për t’i pritur.

Përqafime dhe buqeta me lule, foto dhe gëzim mes ngjyrave kuqezi. Qindra tifozë kuqezinj e presin në aeroport, ndërsa mijëra të tjerë duket se janë grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza”, për të vijuar më fuqishëm festën e nisur pasditen e djeshme, festë e ligjshme pasi kuqezinjtë i dhanë krahë ëndrrës europiane.

Ju sjellim pak nga atmosfera e pritjes së kombëtares shqiptare në Aeroportin “Nënë Tereza”.

1,736 Lexime
8 vjet më parë