Krijim

“Sahati i historive”

“Sahati i historive” është një poezi e krijuar nga nxënësi i klasës së gjashtë Daniel Balla në kuadër të projektit të Albas-it për shkollat 9-vjeçare “Të lexojmë qytetin”.

Sahati i historive

Qiellgërvishtësja e Tiranës

Vëzhguese e ndryshimit

Katër cepe historie

Që masin kohën time

 

Ti që prek rrezen e mëngjesit

Me ding-dongun si rrahje zemre

Shpalos historitë e qytetit

Çdo sekondë të kësaj jete.

 

Krenari e shqiptarëve

Çdo gurë vënë me gjak

Trashëgimni e të parëve

Të ruhet në çdo hap.

 

(Punoi: Daniel Balla, klasa e gjashtë, shkolla “Vasil Shanto”)

1,843 Lexime
7 vjet më parë