Ndërtesa 632 metra e lartë

Shanghai Tower, ndërtesa e dytë më e gjatë në tokë

Ndërtesa 632 metra e lartë është hapësira më e lartë e artit në botë. Ajo ka 126 kate e dizenjuar edhe si një ambient për vizitorët për të parë të gjithë Shanghain.

Shanghai Tower është ndërtesa e dytë më e gjatë në tokë, pas asaj të Burj Khalifa në Dubai. Ndërtesa 632 metra e lartë është hapësira më e lartë e artit në botë. Ajo ka 126 kate e dizenjuar edhe si një ambient për vizitorët për të parë të gjithë Shanghain.

Fituesi i çmimit Grammy, producenti Simon Franglen, i cili ka krijuar këngët e dy filmave të famshëm të Hollivudit, “Avatar” dhe “Titanic” do të krijojë simfoninë që do të luhet në hapjen e ndërtesës, shkruan CNN.

Por pse një simfoni për grataçelën? Duket se frymëzimi ka qenë pamja e tij. “Kam qenë në majë të shumë ndërtesave të mëdha në botë, dhe kjo është diçka ndryshe. Duket si diçka nga një botë tjetër”, ka thënë vetë Franglen për CNN.

Para se të nisë punën, kompozitori u takua me drejtorët e kullës dhe shpjegoi vizionin e tij. “Mënyra se si flisnin për ndërtesën dhe sesi punon hapësira aty më kujton shumë meridianët dhe energjinë që rrjedh nga akupuntura. E përmenda këtë, dhe mendoj se ishte pjesë e arsyes se pse vendosën të kuptojnë se çfarë ishin duke bërë”, përfundon kompozitori.

1,590 Lexime
7 vjet më parë