Nostalgji

“Si dikur”- lojërat popullore tradicionale për fëmijë

Loja e Shamisë, Tërheqje Litari, Loja me Peta, Gur Nëntsh, Kala Dibrançe, Loja me Rrathë, karroca me kushineta, Roza Rozina ishin vetëm disa nga lojërat e rigjallëruara teksa fëmijë të shkolla të ndryshme të vendit i kanë sjellë në kujtesën tonë përmes një videoje të realizuar në bashkëpunim me MASR.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi festën e 1 Qershorit e ka shoqëruar edhe me një kolazh videosh me lojëra popullore tradicionale që i përkasin një tjetër brezi, dhe nuk njihen nga shumica e fëmijëve sot.


Me anë të një videoje të publikuar në Facebook ministrja Kushi ka pasqyruar momente nga lojërat  tradicionale të organizuara në qytete të ndryshme të vendit. 


“Si dikur dhe me shumë nostalgji për lojërat popullore që bëheshin para shumë vitesh dhe që mjeshtërisht përcillen në këtë video nga nxënësit e shkollave të ndryshme në vend,”- komenton ministrja Kushi. Ajo ka falënderuar të gjitha shkollat, nxënësit dhe mësuesit, të cilët përcjellin emocione të bukura me rastin e 1 Qershorit me anë të këtyre lojërave. 


Me ndihmën e mësuesve, nxënës të shkollave të ndryshme kanë arritur të sjellin në vëmendje këto lojëra tradicionale që njihen dhe luhen gjithnjë e më pak, por që me kalimin e kohës pritet të gjallërohen, me qëllim që të mos harrohen elementet tradicionale dhe kulturore të vendit tonë.


Loja e Shamisë, Tërheqje Litari, Loja me Peta, Gur Nëntsh, Kala Dibrançe,  Loja me Rrathë, karroca me kushineta, Roza Rozina ishin vetëm disa nga lojërat e rigjallëruara përmes fëmijëve.


Kjo më poshtë është video e plotë.

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

6,183 Lexime
2 vjet më parë