Ide praktike

Si të jeni më praktik në jetën e përditshme

Si mund të lexojmë kur duart na janë lodhur dhe nuk e mbajmë dot librin. Menjëherë në ndihmë na vjen një mbajtëse librash e cila mund te jetë në forma të ndryshme. Secili nga ne krijon versionin e tij...

Në jetën e përditshme të gjithë përpiqemi që të bëjmë gjëra të vogla të cilat na e bëjnë jetën më të thjeshtë. Dikush mund t’i quajë “shpikje”, por në të vërtet, ne, duke përsëritur të njëjtin veprim kemi kuptuar se si mund ta bëjmë këtë veprim më të lehtë për ne. Për shembull: Si mund të lexojmë kur duart na janë lodhur dhe nuk e mbajmë dot librin. Menjëherë në ndihmë na vjen një mbajtëse librash e cila mund te jetë në forma të ndryshme. Secili nga ne krijon versionin e tij... Shikoni më poshtë dhe mendoni se si edhe ju mund të bëni diçka të ngjashme.

Një stilolaps që mund të përcaktojë ngjyrat. Si ka mundësi që për këtë nuk i shkoi mendja askujt më parë.

Lapsi inteligjent. Sikur ta kishim në shkollë.

Ky është një stilolaps në formën e një skaneri, lexon dhe transmeton në kompjuter shkrimin.

Një diapozitiv lazër, që projekton tastierën. Kjo është ideale kur shkruajmë mesazhe të gjata dhe tastiera e celularit është e vogël dhe aspak komode.

Bateri të rikarikueshme nëpërmjet USB.

Energjia përfitohet nga djegia e drunjve dhe kthehet në energji e cila bën të mundur karkikimin  baterisë së telefonit. 

Një llambë e hollë, sa një kartë krediti. Ideale për tu mbajtur në portofol.

Stola mjaft komodë, si për tu ulur ashtu edhe për të lexuar apo shkruar në natyrë.

Një tendë me energji solare. Në këtë tendë është e mundur që të karikohet telefoni dhe bën dritë natën. Madje është i mundur që edhe të ngrohet dyshemeja.

Një qese për larjen e rrobave. Nëse nuk mund të merrni me vete lavatriçen, ndërkohë që jeni në udhëtim, kjo qese është zgjidhja për larjen e rrobave të pista.

Filxhani me vetpërzierje. Përzien çfarëdo lloj gjëje që futet brenda.

2,445 Lexime
7 vjet më parë