Përvjetor

Sot përkujtohet 111-vjetori i lindjes së Shën Nënë Terezës

Sot më datën 26 gusht shënohet përvjetori i 111 i lindjes së Shenjtës shqiptare Nënë Terezës, një nga figurat më të ndritura të Kishës Katolike universale dhe të popullit shqiptar. Le ta kujtojmë dhe të reflektojmë me disa prej thënieve të saj.

“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë e luti Zotin që paqja e tij të vijë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Luti shumë për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve”, këto janë fjalët e Shën Nënë Terezës që i kujtojmë në përvjetorin e datëlindjes së saj.


Nobelistja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu - Nëna Terezë ka lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.


Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion fetar i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.


Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt "Tereza e Bekuar e Kalkutës". Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.


Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse.



Nuk na duhen armë dhe bomba për të sjellë paqen, por dashuri dhe dhembshuri.

Paqja fillon me një buzëqeshje.

Çfarë mund të bëni për të reklamuar paqe në botë? Shkoi në shtëpi dhe dashuroni familjen tuaj.

Nëse nuk kemi paqe, kjo ndodh sepse kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit.


Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjesia e të qenurit i padëshiruar.


E shkuara iku, e tashmja nuk ka mbërritur ende. Kemi vetëm të sotmen. Le t’ia nisim.

Nëse nuk ushqeni dot 100 njerëz, ushqeni një.


Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni.


Uria për dashuri është shumë më e vështirë të largohet se uria për bukë.


Fjalët e sjellshme mund të jenë të shkurta dhe të lehta për t’u shqiptuar, por jehona e tyre është e pafundme.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,684 Lexime
2 vjet më parë