Sot përkujtohet 114 vjetori i lindjes së shenjtores Nënë Tereza
Sot më 26 gusht, është 114 vjetori i lindjes i një prej njerëzve më bujar që ka njohur historia njerëzore, Nënë Tereza. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur zyrtarisht si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup, por me “shtëpi” në gjithë botën. Jetën ajo ua dedikoi të gjithë njerëzve që ishin në nevojë.
Sot mё 26 gusht kujtojmё 114-vjetorin e lindjes së Shenjtës Nënë Terezë, Ganxhe Bojaxhiu, ikonës shqiptare tё dashurisë së Zotit, kёsaj shërbëtoreje tё madhe të më varfërve ndër të varfër, që me shërbimin e pakursyer e plot dashuri dhe me buzëqeshjen e saj, e shndërroi botën e mjerimit.
Nënë Tereza ka lindur në vitin 1910 në Shkup, si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu. Në moshën 18-vjeçare ajo i është bashkuar manastirit irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza. Muaj më vonë, ajo u nis për në Indi, në Kolkata, qytetin e njohur më pas si Kalkuta, në janar të vitit 1929. Ajo ka dhënë mësim për vajzat në Shkollën e Shën Marisë.
Atje, ajo mori profesionin e saj përfundimtar dhe u bë Nënë Tereza. Sipas rrëfimeve, gati 20 vjet më vonë, gjatë një udhëtimit me tren në Indi, ajo ndjeu një thirrje nga Jezusi për t’u kujdesur për të varfrit. Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë për t’u shërbyer të gjithë të varfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”.
Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike.
Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françesku, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet e shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj (5 Shtator), ku njihet edhe si dita e saj e festës.
Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj (5 Shtator 1997), Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Nxënësit e shkollës "Mihal Ekonomi" në Durrës mbjellin pemën simbol të jetëgjatësisë
Mendja e një kombi është arsimi/ Prof. Osman Kraja, personaliteti me kontribute shumë të rëndësishme në arsimin e lartë shqiptar
Përse sistemi arsimor danez krijon individë të lumtur