Spoti publicitar që po përlot botën

Festat po afrojnë. Sapo hymë në muajin dhjetor dhe të gjithë mendojmë për pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, për dekorimin e ambienteve, ku dhe si do të festojmë...

Festat po afrojnë. Sapo hymë në muajin dhjetor dhe të gjithë mendojmë për pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, për dekorimin e ambienteve, ku dhe si do të festojmë... Atmosfera e festave na përfshinë të gjithëve.

Këto janë festa që ne duam t’i festojmë me të dashurit tanë, me familjen, me shoqërinë, në shtëpi apo në ndonjë organizim të përbashkët, të gjithë ne bëjmë një zgjedhje të mënyrës se si do të festojmë.

Për moshën e tretë këto janë festa të cilat simbolizojnë bashkimin e të gjithë familjarëve në një tryezë. Dhurata, biseda, të qeshura e përqafime... Por jo gjithmonë është e mundur të mblidhet familja për Krishtlindje.

Pikërisht këtu zë fill edhe ideja e realizimit të spotit publicitar të zinxhirit të supermarketeve “Edeka” në Gjermani. Një spot publicitar që po përlot gjithë botën. Një i moshuar u dërgon ftesa fëmijëve dhe nipërve për festat e fundvitit, por për shkak të angazhimeve të shumta, asnjë prej tyre nuk mundet t’i përgjigjet pozitivisht ftesës. I moshuari mërzitet. Për të arritur qëllimin e ai shtiret sikur ka vdekur dhe secilit prej të afërmve u shkon një lajmërim për humbjen e tij.

Në këtë pikë të gjithë familjarët e të mëshuarit mblidhen të pikëlluar në shtëpinë e tij, por kur hapin derën përballen me një surprizë të pabesueshme; gjyshi është ende gjallë dhe u kërkon ndjesë duke u thënë: Në ç’mënyrë tjetër mund t’ju kisha të gjithë këtu që të festonim bashkë? Dhe në fund mesazhi i Edeka: Qëndroni me të dashurit tuaj, është gjëja më e bukur e Krishtlindjeve.

2,165 Lexime
8 vjet më parë