Të shëndetshëm me sport, të ushqyer me art
Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Tiranë, zhvilloi në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” aktivitetin sportivo-artistik “Të shëndetshëm me sport, të ushqyer me art”
Ministria e Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Tiranë, zhvilloi në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” aktivitetin sportivo-artistik “Të shëndetshëm me sport, të ushqyer me art”, ku morën pjesë 5.000 fëmijë të 50 kopshteve të Tiranës.
Në aktivitet u përfshinë lojëra të shumëllojshme lëvizore spontane, popullore dhe sportive, të trajnuara dhe drejtuara nga mësues të edukimit fizik dhe edukatoret e kopshteve.
Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se Ministria Arsimit dhe Sportit ka hartuar Platformën e Edukimit fiziko-sportiv dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse do të kontribuojë me seriozitet të plotë për përvetësimin dhe modelimin në praktikë të konceptit, që loja me lëvizje është aspekti më i rëndësishëm, më i dobishmi për edukimin e fëmijës.
Një numër i konsiderueshëm fëmijësh, nën drejtimin e drejtueseve të kopshteve, pikturuan përgjatë zhvillimit të aktiviteteve lëvizore dhe ekspozuan pikturat e përfunduara. Në përfundim të këtyre aktiviteteve, fëmijët që performuan në aktivitete sportive dhe artistike, u vlerësuan me kupa dhe certifikata.
Në ceremoninë e mbylljes, çmimet u shpërndanë nga Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Z. Rauf Dimraj, Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar në MAS, Zamira Gjini dhe drejtues të DAR Tiranë.
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
I dua dy prindër si ju...