Thirrje - Kristjana Porja
Kjo është një poezi e shkruar nga nxënësja e klasës së XI-të, Kristjana Porja, e shkollës “Sandër Prosi”, Tiranë. Poezia është një formë thirrje që iu drejtohet njerëzve të cilët mashtrojnë, gënjejnë dhe paragjykojnë.
THIRRJE...
Ej , o ju njerëz që mashtroni,
Më thoni çfarë përfitoni?
Po ju të tjerë që korruptoni,
Njerëzit e mjerë pse i shkatërroni?
Edhe ju që rëndë gaboni,
Falja është e shenjtë, atë kërkojeni
Ju, që fare lehtë paragjykoni
Pse kaq rëndë veproni?
Pse gjithmonë i drejti rrëzohet?
Fajtorit, gabimet i mbulohen
Pse, vallë e tillë është bota?
O njerëz vetëm pak më dëgjoni,
E di se rëndësi nuk do më kushtoni
Ndoshta edhe do më injoroni,
Dua të zgjoj të vërtetën që fle në shpirtin tonë:
Gënjeshtra kurrë s’të ndihmon,
Djallëzirat drejt fundit të çojnë,
Ndaj, ndaloni dhe reflektoni:
Dashuri,
Sinqeritet dhe vlera njerëzore tek të tjerët tregoni!
Kristjana Porja
(Portali Shkollor)
Poezi nga nxënësi Enis Bajraktari
"Frikë", një tekst rrëfyes nga nxënësja Natali Bliu
Ju prezantoj me kafshën time të preferuar