TAF

Triumfon “Ismail Qemali”, gjimnazi më i talentuar

TAF ka shpallur fituesit e edicionit të parë, ku ka triumfuar Gjimnazi “Ismail Qemali”, si shkolla me më shumë prurje talentesh të reja

Shpallen fituesit e edicionit të parë të Tirana Art Fest, triumfon gjimnazi “Ismail Qemali”. 14 gjimnaze të kryeqytetit u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” në finalen e madhe të TAF. Gjatë mbrëmjes u ndanë çmimet në muzikë dhe kërcim.

TAF ka shpallur fituesit e edicionit të parë, ku ka triumfuar Gjimnazi “Ismail Qemali”, si shkolla me më shumë prurje talentesh të reja.

Meirsa Skëndaj - Vendi i Parë (Gjimnazi Petro Nini Luarasi)
Ana Bakaj - Vendi i dytë (Gjimnazi Qemal Stafa)
Klaudio Mesuti - Talenti i Ri (Gjimnazi Sinan Tafaj)
Twins - Dueti më i Mirë (Gjimnazi Myslym Keta)
Tre hajdutët - Vallja popullore më e mirë (Gjimnazi Aleks Buda)
Fonix Empire - Grupi më i mirë i vajzave (Gjimnazi Qemal Stafa)
Best of The Best - Performanca më e mirë në kërcim (Gjimnazi Eqrem Çabej)

Të pranishëm në natën finale ishin: Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë Arjola Byzykaj si dhe katër koordinatorët artistikë Bojken Lako, Klajdi Selimi, Gjergji Trola, Albes Fusha. Nuk kanë munguar të ftuar personazhe nga media dhe arti.

Fituesit e dy vendeve të para në muzikë kanë fituara secili një kontratë melabel-in 360° Records për realizimin e një kënge dhe videoklipi, ndërsa fituesit e kërcimit më të mirë një kontratë një vjeçare me AlbRobot për një turne në mbarë Shqipërinë.

Nata finale është mbyllur me premtimin e Kryebashkiakut Veliaj për ta vazhduar edhe në vitet e ardhshme këtë event që bëri bashkë të rinjtë dhe talentet e tyre në një aktivitet kulturor.

Aktiviteti u organizua nga organizata LIBURNETIK dhe Bashkia Tiranë, nëpërmjet Drejtorisë së Rinisë, organizuan projektin TAF,  “Tirana Art Fest”.

(Portali Shkollor)

3,195 Lexime
8 vjet më parë