KONKURSI

"Unë do të dashuroj"

Vargjet në vijim, janë shkruar nga Artemisa Dashi, e cila konkurron me këtë poezi në konkursin për poezinë më të mirë të dashurisë që zhvillohet në kuadër të 14 shkurtit, ditës së dashurisë.

Kur gjethet të bien

Kur vera të shkoj

Kur lulet të vyshken

Unë do të dashuroj

..kur të ngrijnë oqeanet..

Kur uji i lumejve të shterojë...

Kur asgjë mbi tokë të mos mbesë

Unë prap do të dashuroj

Kur loti të më ngrijë në sy

dhe të mos ketë gëzim për mua

Kur shpresa ime të vdesë

Un prap do të të dua...

Kur shpirt mos të kem,

I tretur thell në varr

Me vete do të kem

Në zemër do të marr

E di që s'më do 

S'mendon për mua

E di larg do jesh

Por gjithmonë do të të dua.


(Portali Shkollor)

1,951 Lexime
6 vjet më parë