Sport

Volejboll, ndeshen skuadrat e dy gjimnazeve në Krujë

Dy skuadrat e gjimnazit “Shote Galica”, ajo e djemve dhe ajo e vajzave kanë fituar përballë skuadrave të gjimnazit “Skënderbeu”

Mësuesit e edukimit fizik të gjimnazit “Shote Galica” dhe gjimnazit “Skënderbeu” kanë bashkëpunuar dhe kanë mundur të organizojnë një përballje në volejboll mes skuadrave respektive të të dy shkollave. 

Skuadra e vajzave të gjimnazit "Shote Galica" u përball me skuadrën e vajzave të gjimnazit "Skënderbeu", skuadra e djemve të shkollës "Shote Galica" u përball me skuadrën djemve të shkollës "Skënderbeu".

Skuadrat e gjimnazit “Shote Galica” janë shpallur fituese. Skuadra e vajzave dhe e djemve të kësaj shkolle kanë rezultuar më të përgatitur dhe kanë mundur të rrëmbejnë fitoren. Ndeshjet ishin të forta pasi edhe skuadrat respektive të shkollës “Skënderbeu” e kërkuan me ngulm fitoren, por në fund nuk ia dolën.

2,077 Lexime
7 vjet më parë