FRAZAT E PRINDËRVE

10 gjërat që prindërit thonë dhe mësuesit i duken të pakuptimta

Shpeshherë ndodh që prindërit t'i kapërcejnë limitet e interesimit për fëmijët e tyre dhe fillojnë duke thënë fraza të pakuptimta dhe qesharake për veshin e mësuesit. Përgjigja e mësueve në këto raste, mund të kthehet po ashtu me humor.

Shpeshherë ndodh që prindërit t'i kapërcejnë limitet e interesimit për fëmijët e tyre dhe fillojnë duke thënë fraza të pakuptimta dhe qesharake për veshin e mësuesit. Përgjigja e mësueve në këto raste, mund të kthehet po ashtu me humor, duke qenë e vështirë kthimi i një përgjigje profesionale. 


Mësuesit marrin shumë telefonata dhe e-maile. Kjo është mëse e kuptueshme për sa kohë prindërit duan më të mirën për fëmijët e tyre. Shpeshherë ndodh që ata t'i kapërcejnë limitet dhe të interesohen më shumë se ç'duhet duke thënë fraza të pakuptimta dhe qesharake për veshin e mësuesit. Është e vështirë për mësuesit që në këto raste të japin një përgjigje profesionale. 


1- Fëmija im asnjëherë nuk ka marrë një notë kaq të ulët. 

Në epokën digjitale shumë prindër duhet ta kuptojnë se mësuesit mund të hyjnë lehtësisht në listat e notave të marra më parë. Por, edhe nëse nxënësi është  shkëlqyer, nuk do të thotë se s'mund të marrë një notë të ulët.


2- Nëse i vini një notë tetë apo nëntë, ai nuk do të arrijë të studiojë për degën që dëshiron. 

A nuk mendoni se duhet hequr dorë nga kjo mënyrë e të menduarit? Nëse nxënësi nuk e meriton, atëherë nuk do të studiojë për atë degë. Kjo nuk është përgjegjësi e mësuesit. Nëse ai vërtet dëshiron të studiojë në një degë të mirë, duhet që të shtojë përpjekjet. 


3- Fëmija im është i talentuar 

Fatkeqësisht, disa prindër kanë një paragjykim mjaft të madh kur përcaktojnë shkallën e talentit të fëmijës së tyre. Ndonjëherë, fëmijët e vegjël tregojnë aftësi të fortë në disa lëndë. Edhe pasi disa vite kalojnë, prindërit priren të kapen me faktin se, pesë vjet më parë, për rreth një javë, fëmija i tyre ishte më i miri në klasë. Është diçka e mirë që prindërit të kenë mendime të tilla pozitive për fëmijët e tyre, por është gjithashtu e shëndetshme që të kuptojnë dobësitë e tyre dhe faktin se me rritjen, ndryshojnë edhe aftësitë e fëmijëve. 


4- Fëmija im po përballet me shumë ankth dhe stres. Fëmija im po përjeton një çrregullim të mësuarit. Jo, nuk jemi konsultuar ende me një mjek, por asaj/atij i duhet vetëm pak kohë shtesë nëpër provime. Nëse mund ta lejoni që ajo të përdorë shënimet e saj gjatë provimit, kjo do ta ndihmonte shumë. 

Prindërit marrin rolin e mjekut, edukatorit, i cili diagnostifikon fëmijën dhe identifikon suportin që i duhet. Shpesh, mësuesit nuk dyshojnë se ka diçka që po ndodh me nxënësit e tyre dhe do të duan, ndaj edhe prindërit duhet të jenë më të qetë. 


5- Ai është i vetmi që nuk po sillet mirë, por ama ai është i vetmi që gjindet nëpër telashe. 

Nuk është rastësi që gjithmonë një fëmijë të gjendet në telashe. Ndaj, duhet ta pyesni herë pas here fëmijën tuaj, për të kuptuar versionin e vërtetë të historisë. Nuk duhet ta kërkoni atë vetëm nga mësuesja. 


6- Ne kemi planifikuar të shkojmë një javë me pushime përpara pushimeve të pranverës? Do të humbasë diçka nga mësimi fëmija im? 

Dhe mësuesi ironikisht mund të përgjigjet: Jo ne thjeshtë do të rrijmë duarkryq duke pritur ardhjen e tij. 


7- Në mënyrë që mos humbasë asgjë, mund t'ia jepni të përmbledhura në mënyrë që t'i bëjë në makinë? 

T'ju them të drejtën, nuk e di me saktësi çdo të ndodhë nesër. Kjo do të ishte një përgjigje e një mësuesi, sepse një mësues i mirë është fleksibël dhe i përshtatet nevojave të nxënësve të tij. Mund të kem një ide të përgjihshme për mënyrën sesi do të duket një orë mësimore, apo çfarë do të zhvilloj, por që lehtësisht mund ta ndryshoj temën, apo metodën e mësimdhënies. Për më tepër, sa herë i kam dhënë nxënësit detyra në pushimë, asnjëherë nuk i kanë zhvilluar. 


8- Testi kishte pyetje të cilat nuk i kishim zhvilluar ndonjëherë

Sa herë mund ta keni dëgjuar këtë justifikim? Shumë shpesh. Ky është justifikimi i nxënësve dhe prindërve kur dalin jo mirë nëpër testime. 


9- Unë mendoj se ti duhet…

Një ndër përgjigjet e mundshme: Meqenëse ju po më mësoni si të jap mësim dhe si të edukoj, atëherë edhe unë po ju mësoj si të prindëroni. 


10- Thjesht dua të dini, që ju mbështes

E vërteta është se shumica e prindërve janë të jashtëzaonshëm. Ne mësuesit, ju vlerësojmë ju kuptojmë dhe ju mbështesim. 



(Përshtati Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

4,659 Lexime
4 vjet më parë