Familje

10 porositë e një babai për të gjithë prindërit

Ai i kërkon çdo prindi të shijojnë momentet me fëmijët e tyre sepse asgjë nuk është e përhershme. Kjo listë është shpërndarë menjëherë nga mijëra prindër të tjerë.

Thonë se dashuria e vërtetë njihet atëherë kur sheh për herë të parë fëmijën e porsalindur, pikërisht atëherë thua me bindje se nuk do mund të duash njeri tjetër sa fëmija. Për këtë arsye edhe humbja e fëmijës është dhimbja më e madhe që mund të përjetojë një prind.

Për fat të keq kjo i ka ndodhur Richard Pringle, një baba i devotshëm i cili humbi djalin Hughie në moshën 3-vjeçare. Ai vuante nga një patologji e lindur dhe vdiq për shkak të një hemorragjie cerebrale. 1 vit pas kësaj fatkeqësie, Richard rrëfen se ka mësuar shumë gjëra rreth vetes dhe jetës dhe ka hartuar 10 porosi të cilat ka vendosur që t’i ndajë me prindërit e tjerë në profilin e tij Facebook.


Ai i kërkon çdo prindi të shijojnë momentet me fëmijët e tyre sepse asgjë nuk është e përhershme. Kjo listë është shpërndarë menjëherë nga mijëra prindër të tjerë:


1. Vlerëso çdo moment me fëmijën tënd

Nuk ka rëndësi ku je apo çfarë je duke bërë, nëse është ditë apo natë, nëse je në punë, makinë apo shtëpi, nuk ka rëndësi vendi, por vlerëso dhe shijo çdo moment më fëmijën tënd në maksimum.


2. Nise ditën dhe mbylle me një puthje

Mos harro asnjëherë t’i përshëndesësh fëmijët në mëngjes dhe mbrëmje me një puthje uroji fëmijëve ditë të mbarë apo gjumë të ëmbël me puthje sepse nuk i dihet kur do jetë hera e fundit që do i bëni këto.


3. Kujtimet jetojnë përgjithmonë 

Nuk ka rëndësi se ku ndodhesh apo çfarë je duke bërë me fëmijët e tu, por mos harro të shkrepësh një fotografi dhe të bësh sa më shumë video, pasi ndonjëherë janë të vetmet gjëra që të mbeten në të ardhmen.


 4. Koha nuk ka fund 

Koha në punë nuk ka fund, kështu që mos u rrëmbe nga puna duke lënë pas dore fëmijët. Kushtoji një kohë të gjatë fëmijëve, luaj me ta, çoji në park, në kamping, për një shëtitje me biçikletë, mësoji gjithçka që mundesh. Mos prit t’i bësh këto në fund, kur të jetë tepër vonë.


5. Shkruaj në ditar gjithçka bëjnë fëmijët 

Shkruaj gjithçka, gjëra të bukura, të shëmtuara, fitoret, dështimet, absolutisht gjithçka. Bashkëshortja ime dhe unë nisëm të mbajmë një ditar pas vdekjes së djalit tonë, Hughie, për të ruajtur kujtimet dhe e bëjmë të njëjtën gjë me vëllain e tij, sepse kur të plakemi do mund të lexojmë gjithçka kemi jetuar në të kaluarën.


6. Dashuria nuk njeh kufij 

Dashuria nuk njeh limit, nuk njeh kufij. Nuk ka rëndësi sa shumë e tregon, pasi do jetë gjithmonë në zemrën tënde.


7. Paraja nuk është e rëndësishme 

Paraja nuk është e rëndësishme prandaj mos harxho kohë për të fituar para, sepse në të vërtetë me vlerë është vet koha. Momentet e vogla dhe detajet në fund të fundit janë kujtimet më të mëdha. Unë nuk mbaj mend sa para kam shpenzuar për djalin tim, por mbaj mend gjithçka që kemi bërë bashkë.


8. Mos humb kohë 

Të zgjohesh në mëngjes dhe të shohësh fëmijët është diçka që duhet të të bëjë të ndihesh me fat. Mos humbit kohë me gjëra koti, por ha mëngjes bashkë me fëmijët çoji në shkollë, në ndeshjet e sportit, apo të shihni një film bashkë. Koha nuk ndalet, prandaj shijoji fëmijët, pasi do rriten, do shkojnë në universitet, do martohen, pastaj do bëhen me fëmijët e tyre. Kjo është vlera e vërtetë e jetës.


9. Këndoni bashkë 

Edhe pse mund të duket si diçka të thjeshtë, shumë kujtime lidhen me muzikën. Janë të shumta kujtimet që të vijnë në mendje kur dëgjon një këngë. Mua më sjellin në mendje kur udhëtonim bashkë në makinë dhe këndonim këngët tona të preferuara.


10. Bëj të mundur që çdo moment që kaloni bashkë, të jetë plot argëtim, si të ishte dita e fundit.

Nuk ka rëndësi ku ndodhesh apo çfarë bën, jeta është tepër e shkurtër për të mos u shijuar. Qesh, vrapo, bëj shaka, kalo çastet më të bukura me fëmijët e tu. Nuk do të pendohesh kurrë.


(Portali Shkollor)

3,398 Lexime
6 vjet më parë