Aktivitete për fëmijë

15 aktivitetet që i ndihmojnë fëmijët të mësojnë përmes lojës

Loja është një nga mënyrat më të rëndësishme për fëmijët për të zhvilluar aftësitë e tyre fizike, emocionale dhe kognitive. Duke eksploruar botën e lojërave ata jo vetëm që argëtohen, por edhe mësojnë dhe zhvillojnë veten në mënyra të ndryshme.

Në vijim kemi vendosur disa nga lojërat që mund t’i realizoni me fëmijët tuaj:

 


Loja me rërë


Nëpërmjet kësaj loje fëmijët mund të gërmojnë dhe të ndërtojnë objekte të ndryshme me rërë. Ky aktivitet i përgatit dhe i mëson fëmijët edhe në aspektin e ndarjes së punës grupore, edhe në socializimin me fëmijët e tjerë.


Loja me ujë


Përmes lojës me ujë fëmijët mund të eksperimentojnë me ujin duke u munduar t’ia ndryshojnë formën dhe të realizojnë forma interesante me të.


Loja me brumë

Loja me brumë i mëson fëmijët të krijojnë gjëra me duart e tyre. Në këtë mënyrë, ata zhvillojnë gishtat e tyre, aftësitë motorike dhe kreative. Nëse shtohen disa rruaza, loja bëhet më sfiduese dhe më e këndshme për ta.


Loja me rroba


Kur fëmijët veshin rrobat dhe luajnë role, ata bëhen doktorë, shefa kuzhine ose heronj të tjerë. Kjo i ndihmon ata të kuptojnë botën e të rriturve dhe të zhvillojnë aftësitë sociale. Po ashtu, ata mësojnë edhe të kujdesen për veten e tyre.


Loja me kukulla


Me lojërat e kukullave fëmijët mund të imagjinojnë histori të ndryshme dhe të shprehin ndjenjat e tyre.


Loja me vizatim


Duke vizatuar dhe pikturuar fëmijët mund të shprehin ide dhe ndjenja nëpërmjet ngjyrave dhe formave. Kjo i ndihmon ata të shprehin veten dhe të kuptojnë botën në një mënyrë ndryshe.


Lojërat me blloqe dhe forma


Këto aktivitete janë shumë argëtuese dhe i ndihmojnë fëmijët të mësojnë për formën dhe madhësinë e objekteve. Kjo i bën ata të ndihen më të zgjuar dhe më të përgatitur për të mësuar gjëra të reja.


Këndimi dhe vallëzimi


Si këndimi, ashtu edhe vallëzimi janë aktivitete shumë të dashura për fëmijët dhe i lumturojnë ata. Përmes këtyre aktiviteteve, fëmijët ndërtojnë edhe aftësitë e tyre motorike, edhe mësojnë se si të shprehin veten përmes këngës dhe valles.


Loja me imagjinatë


Loja e imagjinatës është shumë e rëndësishme për zhvillimin e fëmijëve. Ata mund të imagjinojnë botë të reja dhe të jenë kreativë e kjo i ndihmon ata të ndihen më të sigurt dhe të mësojnë se si t’i zgjidhin problemet.


Aktivitetet fizike


Vrapimi, ecja, kërcimi në litar e aktivitete të tjera fizike ndihmojnë fëmijët të jenë  më të shëndetshëm dhe më të lumtur kur lëvizin. Këto aktivitete i bëjnë ata të ndihen më të sigurt për veten e tyre


Loja me objekte


Duke eksperimentuar me materiale të ndryshme që preken, shijohen dhe shikohen, fëmijët zhvillojnë aftësitë shqisore dhe eksplorojnë ndjenjat e tyre. Kjo lojë mund të realizohet me një pjatë pelte, rruaza uji, akull apo oriz.


Lojërat në tavolinë


Duke lozur lojëra të ndryshme si “puzzle” apo lojëra strategjike, fëmijët zhvillojnë aftësitë e tyre kognitive dhe strategjike.


Loja e gatimit


Duke gatuar dhe luajtur në kuzhinë fëmijët mësojnë rreth ushqimit dhe ndajnë momente të këndshme me familjen.


Kutia e kartonit


Merreni një kuti kartoni të zbrazët dhe vendoseni fëmijën tuaj në të, pastaj lëvizeni atë në tërë objektin dhe shihni se sa të lumtur ndihen ata. Duke improvizuar dhe krijuar me një kuti kartoni, fëmijët shprehin kreativitetin dhe zhvillojnë imagjinatën e tyre.

Fëmijët rriten duke krijuar kujtime të çmuara nëpërmjet lojërave. Lojërat jo vetëm që i argëtojnë ata, por gjithashtu u ndihmojnë atyre të krijojnë lidhje të forta emocionale dhe të ndërtojnë njohuri të rëndësishme për botën që i rrethon.



Burimi: Kliko këtu




Përgatiti: Arlinda Hajdarajgazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën. 
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

349 Lexime
1 muaj më parë