67 vjet karrierë, mësuesja nderohet me rekordin botëror Guinness!
Një histori frymëzuese nga arsimi: Beverly Hannett-Price, 90 vjeçe nga Michigani, është shpallur rekordmene e Guinness për karrierën më të gjatë si mësuese gjuhësh, plot 67 vite në mësimdhënie. Ish-nxënës të saj kanë vlerësuar ndikimin e madh të saj në formimin e tyre.
Një mësuese 90-vjeçare e gjuhës angleze nga Michigani është nderuar me një rekord botëror Guinness për karrierën e saj 67-vjeçare në arsim. Beverly Hannett-Price, e cila jep mësim në Detroit Country Day School, mori certifikatën për karrierën më të gjatë si mësuese e gjuhëve (femër) gjatë një ceremonie surprizë të organizuar në nder të saj.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe aktori i njohur Courtney B. Vance, ish-nxënës i saj, i cili vlerësoi ndikimin e madh që mësuesja pati në formimin e tij. Hannett-Price ka nisur të japë mësim që në vitin 1958 dhe ndër ish-nxënësit e saj numërohen edhe emra të njohur si Robin Williams dhe Steve Ballmer.
Pavarësisht moshës, ajo thotë se nuk ka asnjë plan për pensionim. “E dua këtë shkollë dhe e dua mësimdhënien”, u shpreh ajo gjatë ceremonisë.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
Ditari im "i pashkruar": Për sfidat dhe buzëqeshjet që na mbushin ditën!
“Ndërmjetësimi si zgjidhje” - Të rinjtë e Tiranës bëhen bashkë për të promovuar kulturën e Ndërmjetësimit
Norvegjia ndalon përdorimin e AI-së në shkollat fillore