Rëndësia e leximit

Benefitet e leximit te fëmijët: Disa mënyra për t’i nxitur fëmijët tuaj të lexojnë

Leximi ofron shumë përfitime në zhvillimin e fëmijëve, andaj është thelbësore që prindërit të angazhohen në këtë aktivitet për t’i ndihmuar në këtë aspekt fëmijët e tyre.

Në vazhdim kemi sjellë benefitet e leximit të librave te fëmijët dhe disa mënyra se si prindërit mund t’i nxisin fëmijët të lexojnë më shumë:


 

Përfitimet e leximit janë:

 

Zhvillimi kognitiv

Leximi ndihmon në zhvillimin e aftësive kognitive të fëmijëve duke ua përmirësuar aftësinë e tyre për të kuptuar, analizuar dhe vlerësuar informacionin. Kjo ndihmon në rritjen e inteligjencës së përgjithshme dhe zhvillon mendimin kritik.



Aftësitë sociale

Leximi me fëmijët bën që ata të zhvillojnë aftësinë për të kuptuar dhe për t’i trajtuar emocionet, si dhe ndërtojnë lidhje të forta emocionale me prindërit e me figurat e tjera të rëndësishme në jetën e tyre.



Zgjidhja e problemeve

Përmes leximit fëmijët mësojnë të identifikojnë dhe të zgjidhin probleme nëpërmjet ngjarjeve dhe situatave të ndryshme që ndodhin në libra. Kjo ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre për të marrë vendime të zgjuara dhe për të gjetur zgjidhje për sfidat që di të sjellë jeta.



Rritja e kreativitetit

Leximi inkurajon imagjinatën dhe kreativitetin te fëmijët. Përmes aventurave dhe historive të ndryshme, ata shpikin dhe krijojnë ide të reja duke zhvilluar aftësinë e tyre për të menduar jashtë kornizave të përcaktuara.



Përqendrimi dhe vetëdisiplina

Duke u angazhuar në lexim fëmijët mësojnë të mbajnë vëmendjen dhe të jenë të përshtatshëm në një detyrë të caktuar për një periudhë të gjatë kohore.

 

Për të filluar të lexoni me fëmijën tuaj, ju mund të provoni këto mënyra: 


Lexoni histori interesante dhe emocionuese me zë të lartë për tu siguruar që ata të përqendrohen dhe ta kuptojnë plotësisht mesazhin e emocionet që përshkruhen në libër.

 

Përzgjidhni një sërë librash të ndryshëm që përputhen me interesat dhe nivelin e zhvillimit të fëmijës suaj. Kjo do të ndihmojë në zgjerimin e dijeve dhe të imagjinatës së tyre.

 

Filloni me libra të ilustruar për fëmijët më të vegjël, teksa ata zhvillohen, shtoni libra më të përparuar që përputhen me nivelin e tyre të përgjithshëm të kuptimit dhe të interesit.

 

Përpiquni të jeni të kënaqur dhe të përfshirë në sesionet e leximit me fëmijën tuaj, në mënyrë që t’u krijoni një mjedis miqësor dhe t’i inkurajoni që të vazhdojnë të lexojnë.

 


Leximi është një aventurë emocionuese dhe e pasur për fëmijët, kështu që duke u përfshirë në këtë aktivitet si prind, ju po ndihmoni në ndërtimin e aftësive të tyre kritike dhe në rritjen e dashurisë së tyre për të mësuar.



Në këtë link mund të gjeni disa libra të sugjeruar për fëmijët tuaj:  Kliko këtu




Burimi: Kliko këtu




Përgatiti: Arlinda Hajdarajgazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën. 
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

642 Lexime
1 javë më parë