Dhuna dhe vrasjet nëpër shkolla ose përtej tyre, nuk kanë kombësi!

Edukimi fillon në familje, formohet në shkolla dhe përsoset gjatë jetës. Disiplina, jo vetëm mësimet, janë themeli i rritjes së fëmijëve. Pa bashkëpunimin prind-shkollë, sfidat e adoleshencës dhe konfliktet e rrjeteve sociale do rriten...

Nga Nga Silvana Muça (Tota)

Heidelberg




Zanafilla e edukimit të fëmijëve nis në familje, vijon dhe formësohet në shkolla, përsoset gjatë jetës. Kur prindërit ju bërtasin fëmijëve pa arsye dhe heshtin, kur ata gabojnë, bota sigurisht, do t’i “hajë të gjallë” fëmijët, kur gabojnë. Disiplina duhet të jetë më parësore në jetë, se të nxënët në mësime.


Zënkat, komunikimet me fjalor të papërshtatur, në rrjetet sociale, po sjellin shumë konflikte serioze tek adoleshentët, deri në marrje jete ndërmjet tyre. Shkolla nuk mbetet 100% përgjegjëse, për atë se çfarë ndodh jashtë mureve saj, pasi telefonat ua blejnë fëmijëve vetë prindërit.


Shkolla luan rol themelor në edukim, por ka sukses, kur ka bashkëpunimin e garantuar të prindërve. Shkolla dështon, kur prindërit e shohin derën e saj vetëm në vlerësimin e tremujorëve.


Partneriteti shkollë-mësues-nxënës mbetet në shumë raste vetëm teori e pazbatuar thjesht teori metodike. Për aq kohë që burimet arsimore, e kanë kthyer mësuesin në sekretar letrash, regjistrash, evidenca përshkrimesh, statistikash hartimore, në realitet pak kohë ka mësuesi, për edukimin emocional të nxënësve.


Prindërit i kanë fëmijët njëzet e katër orë në shtëpi dhe shumë prej tyre, pohojnë se dështojnë në edukim efikas të tyre. Atëherë si i vendosni mësuesit me shpatulla për muri, për një përgjegjësi edukative, që nis së pari te Ju?


Disiplina nis në familje, përsoset në shkolla, zbatohet në jetë.

Disiplina njihet, që në kohën e antikitetit grek, si një rregull i fortë shoqëror, që kurrë s’duhej shkelur, s’duhej injoruar.

Prindërit i falin përherë fëmijët e tyre, bota nuk i fal kurrë ata.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

538 Lexime
1 muaj më parë