Studimi

Distancimi i germave mund të lehtësojë leximin për disleksikët

Një studim i publikuar së fundmi në revistën Research in Developmental Disabilities ka treguar se fëmijët disleksikë mund të përmirësojnë shpejtësinë e tyre të leximit me rritjen e hapësirës midis shkronjave në një tekst. Një zgjidhje e thjeshtë, por e favorshme për ata të cilët kanë probleme me të lexuarin.

Mjafton ndarja e shkronjave dhe fëmijët disleksikë mund të lexojnë më lehtë. Një zgjidhje e thjeshtë, por e aftë për të përmirësuar lexueshmërinë e një teksti, duke rritur në fakt shpejtësinë e leximit si dhe duke reduktuar disa gabime. Kjo sugjerohet nga një studim i Steven Stagg – universiteti ARU në Angli, rezultatet e të cilit u publikuan në revistën “Research in Developmental Dibilities”.


Testuar tek fëmijët dhe para adoleshentët


Studimi përfshiu 59 fëmijë të moshës 6 vjeç dhe para-adoleshentë (disa prej të cilëve me disleksi) në një test leximi tekstesh të llojeve të ndryshme, me germa pak a shumë të ndara mes tyre dhe me ngjyra të ndryshme. Ekspertët regjistruan leximet e fëmijëve dhe llogaritën shpejtësinë dhe gabimet e leximit. Studimi zbuloi se teksti me distancë të gjerë rrit shpejtësinë e leximit të disleksikëve me 13%, atë të bashkëmoshatarëve pa disleksi me 5%. Për më tepër, disleksikët bëjnë më pak gabime në lexim, veçanërisht më pak fjalë të tekstit humbasin.


Dy lloje të disleksisë


Llojet më të shpeshta të disleksisë që hasen në shkollat fillore janë ato të tipit pamor dhe dëgjimor. Në rastin e parë, fëmijës i mungon aftësia për të koordinuar dhe lidhur tingullin e disa shkronjave ose fonemave me shkronjat përkatëse të shkruara. Kështu, për shembull, ai percepton ndryshimin midis tingullit – gr – dhe – pr – por nuk arrin të përfytyrojë ndryshimin në mënyrën e shkrimit të tyre dhe ngatërrohet. Në disleksinë dëgjimore, nga ana tjetër, fëmija njeh ndryshimin vizual të shkronjave të të cilave përvetëson formën, por nuk është në gjendje të njohë dallimet midis tingujve.


Origjina gjenetike


Hulumtimet më të fundit konfirmojnë hipotezën se: një bazë gjenetike dhe biologjike do të jepte predispozicion për çrregullimin, edhe pse mekanizmat e saktë nuk janë specifikuar ende.


Burimi : https://www.languagemagazine.com/2021/12/07/increasing-space-betëeen-letters-could-help-dyslexic-readers/


Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,944 Lexime
2 vjet më parë