Zelanda e Re

E kthen librin në bibliotekë 67 vjet me vonesë!

Është nga ato ngjarjet e rralla të cilat të ngjallin dyshime sa i takon vërtetësisë së tyre, por kjo ka ndodhur, një grua e ka kthyer në bibliotekë librin pas 67 viteve!

Libri i titulluar “Mitet dhe Legjendat” (Myths and Legends) nga A.W. Reed, ishte marrë në bibliotekë nga një vajzë për t’u lexuar e kthyer më pas në vitin 1948. Libri u rikthye në bibliotekë pas 67 viteve.

Kur gruaja vajti në bibliotekën “Auclkand”, personi përgjegjës i bibliotekës mbeti pa fjalë, teksa zonja e pyeste se çfarë shume duhet të paguante për vonim në kthimin e librit, të cilin e ka kthyer 24 mijë e 605 ditë më vonë se afati i fundit.

“Ajo me tha se e kishte marrë librin në kohën kur kishte qenë fëmijë dhe se kishte menduar ta kthej atë për vite të tera. U duk paksa e turpëruar. Dosido, jam i kënaqur sepse ajo me tha se e ka lexuar librin shumë, shumë herë nëpër dekada dhe se i ka pëlqyer, gjë që me ka bërë të lumtur, sepse libri ka qenë në një shtëpi të mirë dhe se e kanë dashur,” tha Zoe Cornelius, personi që ndodhej në bibliotekë dhe bisedoi me zonjën.

Gruaja nuk do t’i nënshtrohet asnjë dënimi për vonesë, sipas Cronelius, sepse ka qenë vetëm një fëmijë kur e ka marrë librin dhe biblioteka nuk i ngarkon fëmijët me dënime për vonesë në kthimin e librave që i marrin nga kjo bibliotekë.

1,797 Lexime
7 vjet më parë