EDUKIM

Edukimi i fëmijëve për jetën publike u mëson atyre tolerancën

Nëse edukatorët dhe mësuesit do të edukojnë nëpërmjet frikës, pra duke etiketuar, kërcënuar dhe sidomos duke diferencuar, virtyti dhe toleranca do të jenë shumë të vështira të bëhen mënyrë të qeni dhe të sjelluri.

Edukimi i fëmijëve për jetën publike dhe virtytet e saj, pra mënyrën sesi një grup njerëzish vendosin të jetojnë bashkë dhe së bashku të vendosin për të ardhmen, është shumë i rëndësishëm për një shoqëri.


Dhe natyrisht që edukimi për të jetuar në komunitet, fillon e zhvillohet në familje, por edhe institucionet e edukimit, si ato parashkollore dhe ato shkollore, kanë dhe luajnë një rrol të veçantë për të zhvilluar këtë veti. Etika e edukatorëve dhe mësuesve, toleranca e tyre, sidomos mënyra e të nxiturit për të fituar e njohur dhe menaxhuar ndjesitë, janë kushti kryesor. 


Nëse edukatorët dhe mësuesit do të edukojnë nëpërmjet frikës, pra duke etiketuar, kërcënuar dhe sidomos duke diferencuar, virtyti dhe toleranca do të jenë shumë të vështira të bëhen mënyrë të qeni dhe të sjelluri.


(Lira Gjika, Mjeke pediatre)

3,032 Lexime
5 vjet më parë