SHKOLLA DHE MËSUESI

Etika, fisnikëria dhe profesionalizmi i mësuesit

Të jesh mësues kërkon fisnikëri, etikë e profesionalizëm. Të jesh mësues do të thotë të mbash gjithmonë të gjallë brenda vetes ndjenjën e empatisë.

Shkolla e sotme është një institucion multifunksional dhe si e tillë në mjediset e saj vendosen në ndërveprim tre konponentë nxënësit, mësuesit dhe komuniteti. Në mjediset e shkollës gërshetohen veprimtaritë edukuese, mësimdhënëse, mësimnxënëse, hulumtuese e krijuese. Dimesionet e shkollës janë të larmishme ndaj stafi pedagogjik duhet të jetë pararoja. Stafi pedagogjik duhet të jetë bashkëpunues, inovator e me synime e objektiva të qarta për rezultatet që duhet të arrije gjatë një viti mësimor edhe më gjatë.

Ekzistojnë disa etapa që stafi pedagogjik duhet të ndjek për të ecur drejt suksesit: 

1. Njohja, zbërthimi dhe zbatimi i bazës ligjore nga të gjithë. Baza ligjore shoqërohet me përmirësime të vazhdueshme ndaj duhet të studjohet çdo ndryshim i saj.

2. Hulumtimi i vazhdueshëm i informacionit shkencor duke përdorur burime të ndryshme informacioni dhe përzgjedh atë informacion të saktë që i shërben interesit të nxënësit pa e ngarkuar me informacione të tepërta.

3. Strategjitë, teknikat dhe metodat që mësuesi përdor gjatë orës së mësimit duhet ti përshtaten aftësive dhe mundësive të nxënësve me qëllim që nxënësi të fitojë njohuri, shkathtësi e qëndrime për lëndën ose fushën.

4. Nxënësit duhet të inkurajohen e motivohen që të ndihen të dobishëm dhe që ata kanë vlerë pavarësisht diferencave të tyre.

5. Aktivitetet e ndryshme kulturoro-sportive që zhvillohen në shkollë duhet të jenë gjithëpërfshirëse dhe të shërbejnë si modele pozitive që promovojnë bashkëjetesën e luftojnë diskriminimin e dhunën.


Të jesh mësues kërkon fisnikëri, etikë e profesionalizëm. Të jesh mësues do të thotë të mbash gjithmonë të gjallë brenda vetes ndjenjën e empatisë.


(Ervin Gjeçi; Portali Shkollor)

5,004 Lexime
5 vjet më parë