Fëmijët dhe rrjetet sociale, Europa kufizon aksesin, Shqipëria pa ligj specifik
Shkrimi i Fiqiri Çiflikut trajton kufizimet e teknologjisë për fëmijët, ku vende si Australia dhe shumë shtete të BE po vendosin ndalime 13-16 vjeç. Shqipëria ende nuk ka ligj specifik dhe mbetet prapa në rregullimin e rrjeteve sociale për të miturit. Shqipëria mbetet pa veprime konkrete ligjore.
Nga Fiqiri Çifliku
Përdorimi i teknologjisë nga fëmijët po synohet të kufizohet. Modeli që po ndiqet jashtë është Australia që ka vendosur ndalim total për fëmijët nën 16 vjeç nga dhjetori 2025, dhe parashikon gjoba të majme për platformat që nuk e zbatojnë. Edhe në vendet e BE ka filluar një valë e re kufizimesh, ndërsa Shqipëria s'ka ende një ligj specifik.
- Franca parashikon nga shtatori 2026, ndalim total të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç. Makron ka kërkuar edhe “një ditë pa ekrane” në muaj për shkollat dhe po bën presion për rregull në gjithë BE-në. Që nga 2023 ka ligj që kërkon pëlqim prindëror për fëmijët nën 15, por zbatimi ka ngecur për arsye teknike.
- Komisioni Evropian ka gati një aplikacion për verifikim moshe që pritet të dalë së shpejti. Parlamentit Evropian votoi në nëntor 2025 një rezolutë që kërkon ndalim për nën 16 vjeç pa pëlqim prindëror dhe ndalim total për nën 13 vjeç. Nuk është ligj i detyrueshëm ende, por presioni është shumë i madh.
- Spanja do ndalojë aksesin për nën 16 vjeç me verifikim të detyrueshëm. Polonia po përgatit ndalim për nën 15 vjeç. Portugalia kërkon pëlqim prindëror 13-16 vjeç. Sllovenia po harton ligj për ndalim nën 15 vjeç. Norvegjia do ta çojë moshën minimale në 15 vjeç. Minimumi 12 vende evropiane kanë ligje ose po shqyrtojnë kufij moshe 13-16 vjeç.
Po Shqipëria?
Për momentin nuk ka asnjë projektligj për ndalim të rrjeteve sociale sipas moshës. Kemi vetëm Kodin Penal për mbrojtjen e fëmijëve online dhe ligjin për të dhënat personale, por jo kufij specifikë si 15 apo 16 vjeç. Pra po, “nuk ka lëvizur as gishtin” në këtë drejtim konkret.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Labirintet e adoleshencës/ Intervistë me Evans Drishtin për sfidat që prindërit dhe mësuesit nuk duhet të anashkalojnë
Prindër, ja se si të përdorni Platformën digjitale SMIP, për të parë notat e fëmijës tuaj, mungesat por dhe sjelljen në shkollë
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?