Librat që duhet t'i lexojë çdo nxënës i klasës së 9-të
Mësuesi i Gjuhës Shqipe në shkollën 9-të vjeçare "Belorta" Erget Cenolli ka publikuar një listë me tituj librash që duhet t'i lexojë çdo nxënës i cili vitin e ardhshëm shkollor shkon në klasën e 9-të.
Nxënësit e arsimit parauniversitar tashmë janë me pushime, por mësuesit këshillojnë vazhdimisht që gjatë kësaj kohe ata të mos shkëputen nga libri. Për këtë mësuesit bisedojnë edhe me prindërit duke iu sugjeruar atyre libra që mund t'i lexojnë bashkë me fëmijën ose tituj që mund t'i lexojnë vetë nxënësit.
Mësuesi i Gjuhës Shqipe në shkollën 9-të vjeçare "Belorta" Erget Cenolli ka publikuar një listë me tituj librash që duhet t'i lexojë një nxënës i cili vitin e ardhshëm shkollor shkon në klasën e 9-të.
1. Pjesë nga Epika legjendare shqiptare (Muji dhe Halili)
2. Narcisi dhe mite të tjera greko- romake
3. Përralla popullore shqiptare
4. Rinë Katerinëza dhe rrëfime të tjera të Mitrush Kutelit
5. “Horla” novelë nga Gi dë Mopasan
6. “Krasta Kraus” Bilal Xhaferri
7. “Prilli i thyer” Ismail Kadare
8. Proza të shkurtra nga Migjeni
9. “Kumbulla përtej murit” tregim nga Ernest Koliqi
10. Pjesë nga libri i Edit Durham “Brenga e Ballkanit”
11. Ditari i Ana Frankut
12. Biografia e Pjer dhe Maria Kyri
Poezi nga:
1. Lasgush Poradeci
2. Ndre Mjeda
3. Fan S. Noli
4. Azem Shkreli
5. Ismail Kadare
6. Gjergj Fishta, “Mrizi i zanavet”
7. Ezra Paund
Poema:
1. “Iliada”, Homeri
2. “Bagëti e bujqësia”, Naim Frashëri
3. “Këngët e Milosaos”, Jeronim de Rada
Drama:
1. “Hamleti”, Shekspir
2. “Shtëpi kukulle”, Ibsen
3. “Pas vdekjes”, Çajupi
Për gramatikën nxënësi duhet të mbajë dhe kunsultohet herë pas here me: “Gramatika e gjuhës shqipe” botim i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë.
(Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?