PËRFITIMET NGA TEKNOLOGJIA

Mënyrat e shfrytëzimit të kanalit YouTube për procesin e mësimdhënies

Ka mënyra të shumta për të përdorur teknologjinë. Një burim i njohur nga nxënësit e të gjitha moshave është YouTube. Ja si mund ta përdorni këtë kanal, në klasën tuaj. Gjithashtu YouTube-in e Portalit Shkollor Albas mund ta shfrytëzoni falas për mësimdhënien dhe mësimnxënien tuaj.

Ka mënyra të shumta për të përdorur teknologjinë. Një burim i njohur nga nxënësit e të gjitha moshave është YouTube. YouTube lejon cilindo që të ngarkojë video pa pagesë. Shumë organizata postojnë koleksione të videove në këtë faqe, e cila është e organizuar në kanale. Përveç gjetjes së përmbajtjes, mësuesit mund të krijojnë kanalet e tyre në YouTube për të shkëmbyer video dhe për të shfaqur punën e nxënësve.


YouTube përmban shumë më tepër se videot muzikore. Kjo faqe u jep mësuesve mundësinë të dëgjojnë ekspertë për një temë ose të dëgjojnë një shpjegim për një ide të re. YouTube është një mjet i fuqishëm për mësimdhënien dhe mësimnxënien.


Mënyrat e gjetjes së videove 


Bëni kërkim ashtu si në google nëse ju intereson një temë e caktuar, në mënyrë që t’ju dalin sa më shumë video që kanë në përmbajtje temën që ju intereson. Zëvendësimi i fjalëve të ndryshme mund të ndihmojë në sjelljen e videove të ndryshme në krye të listës. Një tjetër mundësi është të kërkoni brenda kanaleve. Shumë organizata kanë kanale në YouTube. Një kërkim i avancuar do t'ju ndihmojë të gjeni kanale bazuar në fjalët tuaja kryesore. Ju gjithashtu mund të përdorni mjetin e përparuar të kërkimit, për të kërkuar video me një gjatësi të caktuar ose të ngarkuar brenda një kornize të caktuar kohore.


YouTube-in e Portalit Shkollor Albas mund ta shfrytëzoni falas për mësimdhënien dhe mësimnxënien tuaj. 



Ngarkimi i videos dhe prezantimi i saj përpara nxënësve 


Pasi të keni gjetur videon e përsosur në YouTube, ka shumë mënyra për ta shpërndarë tek nxënësit tuaj. Videon mund ta ndani me të gjithë klasën, me anë të projektorit, për të ngjallur një diskutim apo për të hapur një temë të caktuar. 

Një sistem i menaxhimit të të mësuarit si Google Classroom ose Seesaw i lejon mësuesit të dërgojnë lidhjen tek individë ose grupe nxënësish. 



Cilësia e videove


YouTube tani pret që nxënësit, përmes videos të mund ta përdorin për të eksploruar botën. Videot me 360 gradë në YouTube vijnë nga Channel Discovery. Këto video janë të arritshme në faqen e internetit YouTube dhe mund të shikohen në kompjuter ose në celular.  


Publikimi i punëve të nxënësve tuaj në Youtube


Ka shumë mjete digjitale që lidhen drejtpërdrejt me YouTube. Nxënësit mund të postojnë në YouTube krijimet e tyre dhe kështu produkti është lehtësisht i ekspozueshëm edhe për një audiencë globale. Në të gjitha rastet duhet të siguroheni që nxënësi është plotësisht dakord në lidhje me shpërndarjen e videos. 




Përktheu Parajsa Shtini

Burimi: Edutopia.org

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,582 Lexime
3 vjet më parë