Metoda praktike për zbardhjen e dhëmbëve

Ushqimi ka rol të madh në ngjyrën dhëmbëve. Ndër ushqimet më efikase për zbardhimin e dhëmbëve janë: dredhëza, djathi, kokoshka (popcorn), molla, karota, ananasi, shalqiri, banania.

Mënyrat për zbardhimin e dhëmbëve dhe mirëmbajtjen e tyre kanë të bëjnë me stilin e jetesës. Një buzëqeshje shndritëse është ëndrra e të gjithëve, por a nevojitet ndonjë metodë specifike për pastrimin e dhëmbëve?

Gjithkush ka dëshirë të ketë buzëqeshje tërheqëse me dhëmbë të bardhë. Për ta arritur këtë synim të dëshiruar, duhet të planifikohen së paku dy vizita vjetore te stomatologu.

Ushqimet e dobishme për shëndetin e përgjithshëm, gjithsesi janë të mira edhe për shëndetin oral dhe mirëmbajtjen e dhëmbëve.

Metodat profesionale më efikase janë këto:

Pastrimi i dhëmbëve me pastë të fluorizuar për largimin e pigmentit dhe mbrojtjen e zmaltit nga kariesi.

Pastrimi me brusha interdentale

Pastrimi me pe mes dhëmbësh

Pastrimet me një përzierje të ujit dhe sodës së bukës që nën presion të ajrit bën largimin e pigmentit dhe zbardhimin e dhëmbëve.

Metoda me laser për të cilën duhet treguar kujdes sepse kjo metodë dobëson zmaltin dhe dhëmbët bëhen shumë të ndjeshëm.

Mënyrat për zbardhimin e dhëmbëve dhe mirëmbajtjen e tyre kanë të bëjnë me stilin e jetesës (ka shumë rëndësi pastrimi i mirë i dhëmbëve, lloji i ushqimeve dhe i pijeve).

Pastrimi duhet bërë dy herë në ditë nga dy minuta si dhe shpëlarja e gojës sa herë që të jepet mundësia (në raste të caktuara ka nevojë të përdoret pasta me fluor të përforcuar që në treg gjendet me shënimin white, extra white – bardhë dhe ekstra bardhë).

Ushqimi ka rol të madh në ngjyrën dhëmbëve. Ndër ushqimet më efikase për zbardhimin e dhëmbëve janë: dredhëza, djathi, kokoshka (popcorn), molla, karota, ananasi, shalqiri, banania.

Pijet kanë forcë të madhe në shpëlarjen e dhëmbëve e më të mirat janë: qumështi, uji, çaji i gjelbër, jogurti.

Ekziston një mundësi tjetër për pastrimin e pigmenteve duke përdorur përzierje të dredhëzave të shtrydhura me sodë buke (Natrium bikarbonat) – një lugë kafeje dhe duke e aplikuar në dhëmbë me brushë për 5 minuta dhe duke e fërkuar lehtë. Kjo procedurë pastrimi nuk bënë të kryhet më shpesh se një herë në dhjete ditë si dhe jo me shumë se 5 minuta.

Soda e bukës e përzierë me kripën e detit ka veti të theksuara për zbardhjen e dhëmbëve.

Kujdes:

Shmangni nga konsumim pijet me ngjyrë, sidomos, çajin e zi dhe kafenë, pijet e gazuara, pastaj verën e kuqe etj.

Mënjanoni shprehitë e këqija (p.sh. pirja e duhanit, mosshpëlarja e gojës etj.)

1,785 Lexime
8 vjet më parë