Metoda mësimore

Përdorimi i fotove për të nxitur hetimin apo kërkimin në orën e mësimit

Një nga mënyrat për të filluar orën e mësimit është prezantimi i imazheve me anë të fotove ilustruese. Kjo metodë zhvillon dhe integron më së miri aftësinë e të menduarit, aftësinë kërkimore, komunikuese, lexim shkrimit etj.Situata e të nxënit është e përshtatshme për të gjithë fushat dhe nivelet e nxënësve.

Një nga mënyrat për të filluar orën e mësimit dhe për të krijuar një situatë të nxëni është prezantimi i imazheve me anë të fotove ilustruese. Kjo metodë  zhvillon dhe integron më së miri aftësinë e të menduarit, aftësinë kërkimore, komunikuese, lexim shkrimit etj, dhe është e përshtatshme për të gjithë fushat dhe nivelet e nxënësve.  


Kjo metodë ndihmon nxënësit që të vetëdijesohen, të krijojnë lidhje me njohuritë e mëparshme, të ngrenë pyetje, të krahasojnë, të analizojnë, të sintetizojnë, të reflektojnë, të vetëvlerësojnë sipas moshës dhe nivelit të klasës dhe gjithashtu lehtëson ndërtimin e njohurive dhe koncepteve te reja. 


Nxënësit punojnë në mënyrë individuale dhe në grupe duke u përfshirë të gjithë. Ata bashkëpunojnë, ndërtojnë njohuritë së bashku, respektojnë njëri-tjetrin dhe zhvillojnë aftësi të tjera sociale. Ata kanë mundësi që të vëzhgojnë një figurë, të bëjnë pyetje, të bëjnë parashikime dhe të nxjerrin përfundime.


Mësuesi bën rolin e lehtësuesit, bën një vlerësim të shpejtë të njohurive dhe aftësive, monitoron përparimin e nxënësve etj.


Gjatë kësaj etape mësimi, mund të përdoren ilustrimet e teksteve, mësuesi mund të sjellë foto apo inkurajon nxënësit që të sjellin foto. Kjo i bën nxënësit të mendojnë se si mund t’i përdorin fotografitë e tyre me shokët e klasës dhe mundëson materiale burimore shtesë për orën e mësimit. Një mësues me përvojë përgatit një koleksion të vetin me foto që i shërben për çdo temë mësimore. Këto materiale duhet të jenë të përzgjedhura që të shkaktojnë angazhim të lartë mendor apo provokim idesh në lidhje me temën. 


Mjetet: letra të vogla, letër tabak, mjete për të shkruar të gjithë. 


Proceduara:

Nxënësit ndahen në grupe. Mësuesi udhëzon:


1. Vëzhgoni figurën! 

Për të nxitur aftësinë e vëzhgimit udhëzoni nxënësit:

  • Shikoni ngadalë
  • Çfarë vini re?
  • Cila gjë bie në sy?

Secili nxënës i grupit shkruan në letrën e tij të vogël çfarë vë re në foto. Nxitini nxënësit që të marrin sa më shumë shënime rreth saj ( nxiten të zgjerojnë të menduarit e tyre dhe fokusimin) Kujdes! Është e rëndësishme që të gjithë nxënësit të shkruajnë idetë e tyre 

Nxënësit i ngjisin në letrat e tyre në letrën tabak që është për grupin. Si opsion mund të jetë që nxënësit t’i shkruajnë mendimet e tyre direkt në letrën e madhe. U lihet pak kohë për të diskutuar me njëri- tjetrin në grup, për të krahasuar këndvështrimet me të tjerët. 


2. Krijoni lidhje! 


Në këtë etapë nxënësit bëjnë lidhjen me njohuritë e tyre të mëparshme, gjë që bën zhvillimin e vetëdijes. Nxitini nxënësit me pyetjet:

  • Çfarë dini?
  • Çfarë ju kujton kjo?
  • Si mund t'ju ndihmojnë njohuritë tuaja për ta kuptuar këtë?


3. Nxirrini një përfundim! ( ky është parashikim)

Nxitini nxënësit me pyetjet: 

  • Çfarë mendoni se mund të ndodhë?
  • Si mund të lidhet kjo me temën tonë?
  • Çfarë idesh  parashikoni?
  • Si është këndvështrimi juaj në krahasim me pjesëtarët e grupit?


4. Formuloni pyetje: 

I nxisni nxënësit për të ndërtuar pyetjen: 

  • Për çfarë po pyesni veten?
  • Çfarë ju bën kuriozë?
  • Cila pyetje ju bën të kërkoni informacion mbi paqartësitë tuaja?
  • Çfarë doni të dini akoma?


Secili nxënës shkruan në një letër të vogël një pyetje për njohuritë të do të mësojë. Hartimi i pyetjes shton kureshtjen dhe motivimin tek nxënësit, që të marrin përgjigje në punën kërkimorë që vazhdon në pjesën tjetër të mësimit. Pyetjet mund të jenë të ndryshme pasi këndvështrimi i nxënësve është i ndryshëm. 


Në fund të mësimit nxënësit bëjnë një vlerësim nëse puna kërkuese që bënë me tekstin apo burime të tjera, i dha përgjigje pyetjes që hartuan dhe nëse parashikimet e tyre ishin të sakta. 


Në se ka pyetje që nuk kanë marrë përgjigje, nxënësit mund t’i vendosin letrat e tyre me pyetje në tavolinën e mësuesit ose në një vend të caktuar për këtë qëllim. Kjo gjë shërben që mësuesi të ndërtojë punën në të ardhmen dhe për të bërë një vlerësim të përgjithshëm të mësimit.




Nga Drita Kolndreu

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,098 Lexime
1 vit më parë