MËSUESIA

Përmes disa sugjerimeve, ju mund të krijoni një kulturë më të mirë pune

Pavarësisht se perfeksioni është shumë i vështirë të arrihet dhe çdo vit përmirësohemi duke mësuar zakone më të mira, ju sjellim disa këshilla, sesi në pak kohë ju mund ta përmirësoni gjendjen e klasës suaj, ndjeshëm.

Pavarësisht se perfeksioni është shumë i vështirë të arrihet dhe çdo vit përmirësohemi duke mësuar zakone më të mira, ju sjellim disa këshilla, sesi në pak kohë ju mund ta përmirësoni gjendjen e klasës suaj, ndjeshëm. Duke i ndjekur dhe duke i respektuar hap pas hapi, ju lehtësoni punën tuaj. 


1- Së pari, kini parasysh çfarë rëndësie ka për ju vlerësimi dhe bëjani të ditur nxënësit. 


2- Krijoni për çdo material dhe punim skedarë përmes Google Drive-it, apo Drobox-it. Për të mësuar si t'i përdorni, ju ftojmë të konsultoheni me artikullin e mëposhtëm. 

Si të përdorni Drobox-in për arkivimin e materialeve dhe fotove tuaja


3- Mos u bazoni vetëm në rezultatin përfundimtar (testimin përfundimtar) për nxënësin, sepse kjo është e padrejtë. 


4- Krijoni orë të hapura diskutimesh. 


5- Jepuni mundësi nxënësve të shkruajnë ese apo hartime, sepse njëkohësisht duhet të testoni edhe mënyrën e tyre të shkruarit. 


6- Disa orë mësimore bazojini në projekte, për të qëndruar në kontakt me punën në grupe. Në disa vende të botës, vlerësimi bazohet kryesisht tek rezultati i punës në grup. 


7- Mos i diferenconi nxënësit nga njëri-tjetri. Edhe më problematiku nuk duhet ta ndjejë distancën tuaj. 


8- Nëse një klasë është e zhurmshme, nuk është faji i klasës, por tërësisht faji juaj. Një mësues i përgatitur, "autoritar" dhe i respektuar nuk i ka këto probleme. Synimi i tij nuk është thjesht të mbajë klasën nën kontroll, por të arrijë objektivat akademike. 


9- Aplikoni taksonominë e Bloom-it në klasën tuaj.


10- Njihuni me sfidat e nxënësve tuaj. Dikush ka sfidë të marrë notën maksimale, dikush tjetër të flasë lirshëm dhe pa emocione, një tjetër të dalë mirë në kontrollet me shkrim. Ndihmojeni!


11- Pyetini gjithmonë nëse e kanë kuptuar atë për të cilën ju po flisni. Mos kaloni te një argument tjetër nëse nuk e kanë kuptuar. 


12- Krijoni herë pas here lojra në klasë, për të rrëzuar monotoninë e ditës dhe për të ngritur nivelet e energjisë ose për të inkurajuar punën në ekip.


13- Promovoni orët digjitale. mos harroni ju jeni mësuesit e epokës digjitale. 


14- Nxitni të menduarin kritik. 


15- Jini të hapur ndaj sugjerimeve.


16- Mbi të gjitha, jini humanistë, njerëz të "dhembshur". Bëhuni modeli më i mirë në aspektin njerëzor dhe profesional për nxënësit tuaj.  



(Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

2,842 Lexime
4 vjet më parë