RACIZMI

Racizmi sipas meje

Nxënësja e klasës së nëntë E.H e shkollës 9 vjeçare "Ibrahim Hima" sjell një shkrim mbi racizmin, duke përcjellë mesazhe mjaft kuptimplota…

Racizmi është një mendësi e ushqyer që i bën njerëzit të mendojnë se ata janë superiorë nga grupe a përkatësi të tjera.

Racizmi është si një trung i mbështetur. Në pamje të parë duket i fortë dhe i lartë, por në të vërtetë ky idealizëm është pa kurrfarë qëndrueshmërie, i pafuqishëm për të mbajtur vetveten.


Të gjithë njerëzit lindin të barabartë. Askush nuk lind racist. Ky iluzion fitohet gjatë jetës nga mjedisi apo personat që na rrethojnë. Është abdurde të mendosh se fakti që ke sasi melanine të ndryshme nga dikush të bën superior. Fundja ti nuk e ke përzgjedhur a ndërtuar atë ngjyrë lëkure. Apo të mendosh se të vetmit njerëz që janë njerëz, janë ata që mendojnë dhe veprojnë si ti. Njerëzit janë të ndryshëm dhe kjo është fuqia jonë. 

I bardhë apo i zi, i pasur apo i varfër, doktor apo kamarier, anglez apo indian të gjithë njerëzit kanë nevoja të barabarta e për rrjedhojë edhe të drejta të barabarta. Ne jemi e njejta qenie. Prej gjaku dhe mishi. Hamë ushqim, flemë gjumë, sëmuremi, mërzitemi dhe të gjithë do të vdesim.


Një zemër njerëzore është e aftë të dojë çdo gjë të mirë në sipërfaqe të Tokës për pozitën që ka, prandaj mos i kufizoni mëshirën dhe dashurinë.

© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

32,205 Lexime
4 vjet më parë