Sfidat e mësimdhënies

Roli i mësuesit në shkollë dhe në shtëpi

Sfidat e mësimdhënies shënojnë një rrugëtim të pambarimtë për arsimtarët,të cilët janë edhe familjarë. Roli i mësuesit ushtrohet në bankat e shkollës, për të vijuar me tejçimin e dijes në mjedisin familjarë në rolin e prindit. Ndaj më poshtë gjeni këshilla praktike që lehtësojnë angazhimet e ngjeshura ditore.

Në vendin tonë, kryefjalë e arsimit mbeten problematikat e trinomit: mësues, prind, nxënës.  Ankesat e mësuesve i lexojmë dhe dëgjojmë çdo ditë. Roli i mësuesit shikohet si profesion pa afat, brenda dhe jashtë dyerve të shkollës, duke u përshkruar si rraskapitës, i ndërprerë, e shpesh herë i pavlerësuar sa duhet. Mësuesit i mëshojnë faktit e të pasurit e një ekuilibër mes mësimit në punë dhe mësimit në shtëpi. 


Këshillat praktike që lehtësojnë angazhimet e ngjeshura ditore:


  • Mësimdhënia pa kufij shtrihet në çdo shtet ku mësuesit e shikojnë veten të lidhur pas detyrimit për të mësuar. Ndarja e raportit, mësimi në shkollë dhe mësimi i ushtruar vullnetarisht për familjen mund të jenë të ekuilibruara përmes vendosjes së disa piketave. Në vendet e zhvilluar disa mësues propozojnë vendosjen e kufijve mësues-prind:
  • Organizoni kohën tuaj ditore duke vendosur në prioritet detyrat më të rëndësishme.
  • Krijoni hapësirë dhe kohë për familjen. Kur punët zënë pjesën më të madhe të ditës, koha e nevojshme familjare mund të eliminohet për shkak të lodhjes. Kjo mbivendosje oraresh ju shkakton juve si mësues stres dhe tension, duke iu kthyer papëlqyeshmërinë ndaj punës me kalimin e kohës. 
  • Mësoni të pranoni se ju nuk jeni hero i të gjithëve. Me mësuesinë vjen dhe ndjenja e lartë e përgjegjshmërisë dhe altruizmit. Problematikat shkollore janë të pranishme në çdo faze të shoqërisë. Nevojitet bashkëpunimi i të gjitha palëve për të krijuar një sistem të duhur vlerash arsimore dhe etike. 
  • Me frymën bashkëpunuese vjen dhe zgjidhja. Bisedat mes kolegëve synojnë të theksojnë rrugët më produktive në mësimdhënie. Nëse e shikoni veten të stresuar nga puna e ngarkuar, merrni këshilla nga kolegët të cilët mund të jenë përballuar me të njëjtat problematika.
  • Falni prioritet pushimit për veten tuaj. Gjendja e ngarkuar emocionale shpesh zhvillohet nga krijimi përsëritës dhe i vazhdueshëm i rutinës ditore. Puna fillon në shkollë dhe mbaron në familje. Koha vetjake për shumë mësues shikohet si luks. Në fundjavë dhe në ditët e pushimit krijoni kushtet e nevojshme për qetësi tuaj dhe kultivimin e pasioneve. 
  • Krijoni një frymë punë bashkëpunuese në familje. Krijimi i lodhjes në familje tek shumë mësues krijohet kur prindi-mësues merr përsipër realizimin e detyrave të fëmijës. Si prindër dhe mësues është e nevojshme të krijohet në frymë bashkëpunuese. Kur fëmija nuk di të kryejë një kërkesë, ai udhëzohet si të veprojë në rrugën e saktë, por pa ndërhyrë. Kryerja e detyrave i nxit fëmijët drejt dembelizmit duke i kthyer të papërgjegjshëm ndaj detyrimeve shkollore. 
  • Kthehuni në mësues të vetes. Edukimi i vetes është më i vyeri. Roli i mësuesit nuk duhet të ushtrohet në limitet e forcave tuaja dhe mekanikisht çdo ditë. Krijoni kushtet e nevojshme familjare, mjedisin bashkëpunues shkollor, vendosni kufijtë e jashtëm dhe kufijtë tuaj vetjak drejt një jetese më të shëndetshme e të ekuilibruar karrierë-familje. 


“Kufijtë janë kaq të rëndësishëm. Si nënë dhe mësuese, unë nuk i kam zhvilluar këto kufij brenda natës. Lista e detyrimeve evoluon vazhdimisht në varësi të aktiviteteve ditore dhe ndryshimeve në jetën time personale. Sidomos këtë vit, kur kërkesat e mësuesve janë rritur shumë, unë i kam ndryshuar preokupimet në mënyrë që të jem nëna më e mirë për fëmijët e mi dhe mësuesja që meritojnë nxënësit e mi. Këtu janë kufijtë dhe udhëzimet sipas të cilave jam duke vepruar aktualisht. – u shpreh një mësuese e intervistuar për artikullin "we are teachers”. 



Burimi:  https://www.weareteachers.com/teacher-mom-boundaries/  

Përgatiti: Xhoana Jaku


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,766 Lexime
1 vit më parë