SPECIALE

23 prilli, Dita Botërore e Librit - mesazhe nga botues shqiptarë

Botuesit Petrit Ymeri, Irena Toci, Loreta Berhami, Rita Petro, Arlinda Dudaj, Iliriana Hasaj dhe Fatlum Hetemi ndajnë në Albas Media opinione, vëzhgime dhe mesazhe kuptimplota për rëndësinë e librit dhe të lexuarit në këtë 23 prill të një viti jo të zakontë prej COVID-19.

Sot më 23 prill, në të gjithë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e Mbrojtjes së të Drejtës së Autorit, një festë kjo për të promovuar kënaqësinë që të dhurojnë librat dhe leximi i tyre. 


Albas Media nëpërmjet kësaj specialeje dëshiron të përcjellë mesazhet e disa prej botuesve shqiptarë me rastin e kësaj dite dhe jo vetëm! 


Çfarë ka ndodhur me numrin e lexuesve gjatë kohës së pandemisë? 

Cilët kanë qenë romanët me të pëlqyer në këtë situatë? 

Po e ardhmja e formës së të lexuarit cila do të jetë, libri klasik apo E-book? 


Botuesit Petrit Ymeri, Irena Toci, Loreta Berhami, Rita Petro, Arlinda Dudaj, Iliriana Hasaj dhe Fatlum Hetemi ndajnë disa opinione, vëzhgime dhe mesazhe kuptimplota për rëndësinë e librit dhe të lexuarit në këtë 23 prill të një viti jo të zakontë prej COVID-19.   


Ju ftojmë që specialen ta ndiqni në videon e mëposhtëme.

Nga Nanila Allkja Biçaku 


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.


2,353 Lexime
2 vjet më parë