Albas, trajnim dhe orë model në lëndën e gjeografisë dhe letërsisë
E shtuna tashmë është dita e trajnimeve për mësuesit e arsimit parauniversitar, publik dhe privat të cilët punojnë me tekstet shkollore digjitale Albas.
Salla e trajnimeve në Albas, është mjedisi ku mësuesit jo vetëm trajnohen sipas një agjende të organizuar, por edhe ku takohen për të biseduar dhe shkëmbyer mendime me njëri-tjetrin, me autorët e teksteve dhe specialistët e librit digjital të ALBAS.
Mësuesit e lëndëve shkencore dhe shoqërore u takuan me autorët e teksteve shkollore dhe specialistët e librit digjital, për të parë nga afër se si mund të realizohen orë model në klasë, dhe për t'i përdorur me efikasitet në shkollat ku ata punojnë.
Në trajnimin e datës 15 tetor, një vëmendje e veçantë iu dedikua problematikës së vështirësive teknike që mësuesit kanë hasur për përdorimin e teksteve digjitale. Specialisti i IT-së pranë Portalit Shkollor, Albi Dudija ju prezantoi mënyrën e përdorimit të tekstit digjital.
Mësuesit ndoqën orë model në lëndën e gjeografisë dhe letërsisë të përgatitura nga Valbona Mara dhe Aleksandra Janaqi.
Aleksandra Janaqi prezantoi temën “Don Kishoti” i Migel De Servantes duke përdorur materialet multimediale që ndodhen në tekst, por edhe materiale shtesë të cilat ajo i kishte përgatitur më parë. Ajo kishte nënvizuar në tekst pjesët më të rëndësishme të cilat duhen përvetësuar nga secili nxënës, dhe po ashtu kishte bashkangjitur materiale të tjera si: skema dhe linqe. Ajo kishte përcaktuar edhe detyrat për nxënësit nëpërmjet një shënimi të vendosur në tekst.
Valbona Mara në orën e gjeografisë kishte përzgjedhur për të përgatitur orën model temën “Rrymat oqeanike”. Kjo temë, konsiderohet e vështirë për t’u demonstruar për nxënësit, pa materialet ndihmëse që ofron libri digjital. Përmes videove, nxënësit e kanë më të thjeshtë të kuptojnë disa nga veçoritë e rrymave si: drejtimin, gjatësinë, gjerësinë, temperaturën etj. Mara në prezantimin e orës model spikati me teknikën e përdorimit të librit digjital, duke integruar shpjegimin e koncepteve shkencore të rrymave oqeanike me videot demonstruese për këtë çështje.
Në përfundim të trajnimit mësuesit u pajisën me certifikatat e pjesëmarrjes.
Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04 2319002 dhe 0697098026.
Planet mësimore, ditarët dhe materialet ndihmëse të teksteve shkollore të Albas Shqipëri
Planet mësimore për kopshtin dhe parashkollorin të paketave të dedikuara nga Albas
Fletore e modeluar për klasat e para nga ALBAS