Klubet e leximit të Albas

Anëtarësohuni në klubet e leximit “Klubi i leximit për fëmijë” dhe Klubi i leximit për të rritur”

“Klubi i leximit” është një aktivitet që ka për qëllim afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me librin. Ky klub, i cili do të nisë në muajin tetor, do të bashkojë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që kanë pasion librin në librarinë Albas në Tiranë.

“Klubi i leximit” është një aktivitet që ka për qëllim afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me librin. Ky klub, i cili do të nisë në muajin tetor, do të bashkojë të gjithë fëmijët dhe të rinjtë që kanë pasion librin. Këto takime javore do të organizohen nga vetë autorët, të rinjtë e fëmijët e pasionuar pas leximit dhe librit. Përveç leximit të fragmenteve të ndryshme, klubi synon të miqësojë anëtarët e grupit me librin, por njëkohësisht edhe t’i argëtojë ata. 


Ideja e këtij projekti nisi nga dëshira e fëmijëve për t’u mbledhur së bashku dhe për të lexuar në mjediset e librarisë “Albas”.


“Miushi lexues” do të quhet “Klubi i leximit për fëmijë” të cilët do t’i bashkohen Anës çdo fundjavë.  


Në tetor nisin takimet e “Klubit të leximit”.

Klubi do të ofrojë karta anëtarësimi, të cilat do t’u mundësojnë anëtarëve bonuse të shumta. 


Për t’u bërë anëtarë të klubit “Miushi lexues” ju nevojitet të plotësoni të dhënat:  këtu.


Klikoni linkun për të rinjtë këtu dhe plotësoni të dhënat tuaja për t’u bërë pjesë e këtij projekti kulturor dhe argëtues. 


Ju mirëpresim në mjediset e librarisë “Albas” në Tiranë! 

Xhoana Jaku

© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,336 Lexime
1 vit më parë