Përurim

Bashkëbisedim mbi CASTIGAT

Mbrëmjen e djeshme, në mjediset e librarisë "Tirana Times" u organizua një takim letrar me shkrimtarin dhe studiuesin Ardian Vehbiu, mes miqve, kolegëve dhe lexuesve mbi veprën "Castigat", të botuar nga Albas.

Mbrëmjen e djeshme, në mjediset e librarisë "Tirana Times" u organizua një takim letrar me shkrimtarin dhe studiuesin Ardian Vehbiu, mes miqve, kolegëve dhe lexuesve mbi veprën Castigat, të botuar nga Albas. Takimi i mbushur me diskutime, lexime, batuta dhe histori interesante, u drejtua nga paneli i përbërë nga shkrimtarja dhe botuesja Rita Petro, nga autori Ardian Vehbiu dhe studiuesja  Ledi Shamku Shkreli.

Vëllimi me tregime Castigat,  i botuar në nëntor të vitit të kaluar nga shtëpia botuese Albas, u promovua me një bisedë virtuale në stendën e shtëpisë botuese gjatë Panairit të Librit “Tirana 2021”.  Kombinimi i shkrimit publicistik, letrar dhe eseistik spikat në tregimet e autorit, çka e bën veprën akoma më të dashur për lexuesit. 

Aktiviteti i shëmbëlleu një peizazhi kulturor të fjalëve dhe shkëmbimit të historive. Gjatë bisedave, autori Vehbiu ndër të tjera u ndal edhe te shpjegimi i titullit që provokoi ndjeshëm publikun: Castigat ridendo mores, e ardhur nga latinishtja dhe që nënkupton një korrigjim të zakoneve duke qeshur me to. 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

990 Lexime
1 vit më parë