Panairi

Bazaar-i i librit në QTU - merr dozën e duhur të vitaminave në stendën Albas

Një mundësi dhe një nismë e mrekullueshme për të qenë edhe më pranë librave, është Bazaar-i i librit, që po zhvillohet në QTU. Në stendën e Albas deri më datë 10 shkurt lexuesit e të gjitha grupmoshave kanë mundësi të bëjnë zgjedhjet e tyre duke përfituar nga uljet dhe dhuratat.

Kujdesit të marrjes së dozës së vitaminave të përditshme nuk mund t’i mungojnë as vitaminat që i bëjnë mirë shpirtit dhe mendjes këto kohë të vështira që po kalojmë... 


Është e rastit të themi: Merr dozën e duhur të vitaminave!  


Shkëputja e fëmijëve nga interneti dhe drejtimi i tyre tek të lexuarit është qëllimi kryesor i të gjithë atyre prindërve të cilët kanë kuptuar vlerën e vërtetë të librit. 


Një mundësi dhe një nismë e mrekullueshme për të qenë edhe më pranë librave, ku pjesë të shportës tuaj të blerjeve të ndryshme, mund të bëni edhe librat, është Bazaar-i i librit, që po mbahet këto ditë në qendrën tregtare Univers. Ky me sa duket është takimi më i ngrohtë i ditëve të ftohta të këtij dimri...ky është takimi i drejtpërdrejtë i lexuesve me librat...


Bazaari i librit, si iniciativë private i jep rëndësi librit, pasi siç dihet vitin që shkoi ai nuk e mori vëmendjen e përvitshme nëpërmjet panairit tradicional, i cili nuk u zhvillua për shkak të pandemisë. 


Sipas Koordinatores së Departamentit të Marketingut pranë QTU-së, Ina Cenolli, lexuesit kanë përfituar nga kjo mundësi duke u treguar mjaft të interesuar. Ajo u shpreh se “QTU-ja ka çelur aktivitete të këtij lloji që në muajin dhjetor, në kuadër të aktiviteteve që të ishin të përshtatshme edhe me rregullat e pandemisë, dhe në muajin janar zgjodhi pikërisht librin që të jetë, le të themi, pikëtakimi i të gjithë dashamirësve të librit dhe të shtëpive botuese, si pionierët më të mirë të artit të fjalës. Interesi ka qenë i mjaftueshëm deri më tani”.



Risi janë edhe autorët pjesëmarrës. Ata do të zhvillojnë takime me lexuesit për të dhënë jo vetëm autografe, por edhe për të bashkëbiseduar mbi librat dhe letërsinë që ata shkruajnë. 


“Ne kemi organizuar edhe aktivitete më të vogla siç kanë qenë takime me autorë të ndryshëm që dhe librat të promovohen ashtu siç i ka hije dhe lexuesi të marri gjithë atë esencën dhe atë ndjesinë e mirë që i jep çdo titull i ri”, është shprehur kështu koordinatorja Cenolli. 


Në stendën e ALBAS fëmijët dhe të rriturit mund të gjejnë një gamë të gjerë librash. Përmendim këtu serinë klasike për fëmijë dhe të rritur, përrallat voluminoze të Andersenit dhe të vëllezërve Grim, përrallat klasike shqiptare nga autori Bedri Dedja, kreveprat e antikitetit, enciklopeditë, përrallat e Ezopit për parashkollorin si dhe paketat e dedikuara për këtë grupmoshë, serinë "Më quajnë..." etj. 

Ndërsa një interesim të madh lexuesit kanë treguar për librat e autorëve të huaj si Robin Sharma dhe Scott Peck. 


Titujt “Lepur vrapo” dhe “Selfie” kryesojnë deri më tani preferencën e të rriturve ndër titujt për këtë kategori.


Gjithashtu gjatë këtij Bazaar-i libri në stendën e Albasit më të vegjlit kanë preferuar veçanërisht librat për fëmijë të botuar së fundmi: “Koni nuk ka më frikë nga virusi” dhe “Tuli-turtuli”. 


Kushdo që bënë blerje me vlerën mbi 50 mijë lekë të vjetra përfiton edhe dhurata për fëmijët e moshës së parashkollorit. 


Ju mund ta vizitoni Bazaar-in e librit deri më datë 10 shkurt dhe të përfitoni nga zbritjet për të gjithë titujt. Po për t'u njohur paraprakisht me titujt e Shtëpisë Botuese Albas mund të klikoni në www.librarialbas.al ose të të shkarkoni aplikacionin: Panairi i Librit. 



Përgatiti Nanila Allkja Biçaku

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,111 Lexime
3 vjet më parë