
“Bëmat e Estes dhe Kokosë” në listën e MAS për lexime të komentuara me nxënësit
Kolona e librave për fëmijë “Bëmat e Estes dhe të Kokosë” janë përfshirë në listën e Ministrisë së Arsimit për lexime të komentuara me nxënësit si dhe për bibliotekat e shkollave. Librat janë të përshtatshëm për nxënësit nga klasa I-V dhe janë të pajisur me aparat pedagogjik.
Vëllimi me tregime Bëmat e Estes dhe Kokosë, tanimë në duart e nxënësve të arsimit fillor të të gjithë Shqipërisë. E miratuar nga Bordi i Profesionistëve të ngritur pranë Ministrisë së Arsimit, kjo kolanë përbën një vlerë të shtuar në letërsinë artistike për fëmijë.

E pajisur me aparat pedagogjik të detajuar, nxënësit e përdorin atë tanimë si një instrument për të hyrë në botën e bukur të leximit dhe për të zhvilluar më tej mendimin kritik në mënyrë të pavarur.

Mësuesit e Ciklit Fillor do të gjejnë materialin më të përshtatshëm për punë e tyre jashtë kurrikulare me nxënësit. Për çdo ide, sugjerim apo pyetje, ftojmë mësuesit të na shkruajnë rreth kolanës në fjalë. Gjithmonë do të gjejmë hapësirën, kohën dhe vëmendjen për t`ìu përgjigjur çdo interesimi.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Albas në Panairin e Librit në Shkup: Tituj të rinj dhe zbritje speciale nga data 8 deri 14 maj
Albas fiton Çmimin për Vepër Kapitale në Prishtinë me kolanën e Petro Markos
“Libri që përktheva”, aktiviteti i Albas-it në Panairin e Librit të Prishtinës: Një udhëtim në shpirtin e fjalës shqipe