Çelet Panairi Veror i Librit në Green Coast

Nga data 6 deri më 9 gusht, në Green Coast, Palasë, zhvillohet Panairi Veror i Librit, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese Albas. Vizitorët do të gjejnë tituj për të gjitha moshat, aktivitete leximi dhe një program artistik me muzikë e poezi buzë Detit Jon.

Sezoni i pushimeve merr edhe më shumë kuptim kur shoqërohet nga aroma e librave të rinj dhe zhurma e valëve të detit.


Për të katërtin vit radhazi, resorti Green Coast në Palasë, në bashkëpunim me shtëpinë botuese Albas, mirëpret pushuesit dhe dashamirësit e librave në Panairin Veror të Librit nga data 6 deri më 9 gusht.


Kjo ngjarje, e cila tashmë është kthyer në një traditë të veçantë verore, vjen për të gjithë ata që duan ta pasurojnë kohën e tyre të lirë buzë detit me titujt më të mirë të letërsisë botërore dhe shqipe.


Çfarë do të gjeni në stendën e këtij viti? 


Në pedonalen e Green Coast, stenda verore do të ofrojë një atmosferë festive dhe një përzgjedhje të larmishme botimesh për të gjitha moshat: 


  • Tituj për të gjitha shijet. Nga botimet më të reja të shtëpisë botuese Albas, te librat më të dashur të katalogut të saj, do të gjeni një përzgjedhje të pasur të letërsisë artistike dhe jo-artistike, me autorë shqiptarë dhe të huaj, për çdo moshë dhe preferencë leximi.
  • Kujdes i veçantë për lexuesit e vegjël: për fëmijët nuk do të mungojnë librat me ilustrime fantastike, si dhe lodrat prej druri PINO – argëtuese, edukative dhe cilësore për zhvillimin e imagjinatës së tyre. 
  • Ditët e panairit do të shoqërohen me aktivitete interaktive leximi për fëmijë dhe të rritur. 





Përveç panairit, mbrëmja e së shtunës në Green Coast do të sjellë edhe një aktivitet të veçantë artistik.

Pushuesit dhe dashamirësit e librave do të ketë mundësinë të përjetojë një mbrëmje ku muzika dhe poezia bashkohen në një atmosferë unike. Zëri i Kamela Islamajt do të ndërthuret me vargjet e poeteve Rita Petro dhe Mimoza Ahmeti, duke krijuar një përvojë të paharrueshme buzë Jonit.


Nxitoni të përzgjidhni librin tuaj të zemrës dhe le t’i kalojmë së bashku këto ditë të ngrohta mes diellit, detit dhe faqeve të librave!



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

143 Lexime
10 orë më parë