E-libri shkollor, Albas vijon trajnimet e mësuesve
Kjo e shtunë është programuar të jetë për të gjithë mësuesit të cilët kanë hasur vështirësi në: regjistrimin në portalishkollor.al, shkarkimin e platformës e-libri shkollor albas dhe përdorimin e librit elektronik me efikasitet në orën e mësimit.
Të nderuar drejtorë dhe mësues të shkollave të arsimit parauniversitar publik dhe privat,
Ju falënderojmë për mbështetjen tuaj për mbarëvajtjen e trajnimeve që Shtëpia Botuese Albas po zhvillon me mësueset dhe mësuesit për përdorimin e platformës dhe teksteve digjitale.
Ju njoftojmë që Shtëpia Botuese Albas vijon trajnimet e mësuesve të shkollave të mesme për përdorimin e platformës dhe teksteve të saj digjitale.
Trajnimet në Albas për librin digjital dhe përdorimin e tij në orën e mësimit zhvillohen çdo të shtunë. Secila datë trajnimi ka një specifikë të veçantë. Kjo e shtunë është programuar të jetë për të gjithë mësuesit të cilët kanë hasur vështirësi në: regjistrimin në portalishkollor.al, shkarkimin e platformës e-libri shkollor albas dhe përdorimin e librit elektronik me efikasitet në orën e mësimit.
Të gjithë mësuesit janë të mirëpritur në ambientet tona ditën e shtunë, datë 22 tetor, në adresën autostrada Tiranë-Durrës, kilometri i katërt, në orën 10:00.
Trajnimet do të zhvillohen nga ekspertët e Portalit Shkollor Albas.
Për çdo nevojë dhe sugjerim, jeni të lutur të na kontaktoni në: [email protected] ose në numrat 04 231 9002 dhe 0697098026.
Ju mirëpresim!
Planet mësimore, ditarët dhe materialet ndihmëse të teksteve shkollore të Albas Shqipëri
Planet mësimore për kopshtin dhe parashkollorin të paketave të dedikuara nga Albas
Fletore e modeluar për klasat e para nga ALBAS