Klubi i leximit Albas

Klubi “Miushi lexues” rinis takimet në librarinë Albas me librin “Izadora Mun shkon në shkollë”

Klubi i leximit “Miushi lexues” në librarinë Albas ka rinisur takimet me lexuesit e vegjël gjatë ditëve të fundjavës. Këtë radhë iniciatorja dhe mikpritësja e këtij klubi, Ana Dede lexoi dhe bashkëbisedoi me fëmijët mbi njërin prej librave të serisë së sapo ardhur në shqip “Izadora Mun”.

Klubi i leximit “Miushi lexues” në librarinë Albas ka rinisur takimet me lexuesit e vegjël gjatë ditëve të fundjavës.


Të shtunën që sapo lamë pas, iniciatorja dhe mikpritësja e këtij klubi, Ana Dede lexoi dhe bashkëbisedoi me fëmijët mbi njërin prej librave të serisë së sapo ardhur në shqip “Izadora Mun”, “Izadora Mun shkon në shkollë”. 

Personazhi gjysmëvampire, gjysmëzanë, është plotësisht unike dhe lexuesit e vegjël janë tërhequr shumë prej tregimeve të saj. 

Biseda për këtë libër rrodhi shpejt dhe fëmijët ndanë kënaqësinë e pjesëmarrjes në një aktivitet vërtetë cilësor për rritjen dhe zhvillimin e tyre. 

Ndërkohë për takimin e ardhshëm anëtarët e klubit të leximit “Miushi lexues” kanë caktuar për të diskutuar mbi librin “Shtrigushja ime”, libër i ardhur në shqip prej letërsisë italiane për fëmijë. 

Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al

Të qenit pjesë e një klubi leximi është një udhëtim emocionues i njohjes së librave, rritjes personale, dhe ndarjes së eksperiencave të leximit me të tjerët. Kështu që mos hezito, bashkohu me klubin e leximit dhe bëhu pjesë e kësaj aventure të mrekullueshme leximore!


Bashkohuni me ne duke u regjistruan në linkun e poshtëshënuar:

https://docs.google.com/spreadsheets/d/1cZQ4LSGdDQCo_ffy-GQ2dFGl4ZawWAQljpmBiDHr-bs/edit#gid=2054086333



©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

803 Lexime
11 muaj më parë