Viti i Ri Akademik

MASR/Viti akademik 2020-2021 fillon më 2 nëntor

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka firmosur ditën e djeshme urdhrin për fillimin e vitit akademik 2020-2021. 2 nëntor, është vendosur data zyrtare për rikthimin e studentëve në auditore. Me protokoll sigurie dhe skenarë të ndryshëm, ja çfarë pritet të ndodhë.

Viti i ri akademik do të nisë më 2 nëntor. Urdhëri për rifillimin e mësimit në universitete, ka qenë vetë ministria Evis Kushi e cila e ka firmosur. Pra, si datë zyrtare ngelet dita e dytë e muajit Nëntor, ku më në fund studentët do t'i rikthehen auditoreve.


Në urdhrin e ministres Kushi, shkruhej se në përfundim të regjistrimit të studentëve fitues, universitetet duhet të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “trajtimi i studentëve”, sh.a.., listën e studentëve të regjistruar sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Vit akademik, ky i fundit i cili do të zhvillohet ndryshe nga vitet e tjera. Si studentët, ashtu edhe i gjithë stafi i universitetit do u duhet të kalojnë një sfidë të vërtetë në lidhje me zhvillimin e leksioneve në universitete.


Edhe pse Ministria e Arsimit, ka përcaktuar të gjithë protokollet e sigurisë, si dhe skenarë të ndryshëm për mënyrën e zhvillimit të mësimit, në varësi të situatës pandemike, ngelet për tu parë sërish.

Përgatiti: Marina Kërçeli

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

5,041 Lexime
4 vjet më parë