
Më quajnë...Nikola Tesla
Më quajnë... Është një seri për fëmijë me biografi të personazheve botërore. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letërsisë a të mendimit dhe na tregon në një mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e vet.
Më quajnë... Është një seri për fëmijë me biografi të personazheve botërore. Çdo libër flet për një figurë të shquar të historisë, shkencës, artit, kulturës, letërsisë a të mendimit dhe na tregon në një mënyrë shumë të këndshme jetën dhe veprën e vet. Libri i rradhës nga kjo seri është mbi personazhin Nikola Tesla, me autor Latif Ajrullain.
Nikola Tesla
Lindi në Smiljan, fshat në Kroacinë e sotme. Që i vogël shfaqi interes për elektricitetin. Shumë nga shpikjet e tij nuk u kuptuan dhe nuk u mirëpriten për kohën. Nikola Tesla nuk u mjaftua vetëm me shpikjet e sistemit të rrymës alternative, i cili ndryshoi mënyrën e jetesës në botë, por edhe shpikje të tjera, si: drita fluoroshente, llamba me gaz neon, komunikimet valore, sistemet valore të transmetimit të energjisë, rrezet lazer, telekomandat, shpikjet e para në robotikë etj.
Gjatë gjithë jetës, ai regjistroi rreth 300 patenta shpikjesh në të gjithë botën dhe hodhi idetë e para për përdorimin e energjisë diellore dhe asaj detare. Shpikjet e tij kanë edhe sot një ndikim të jashtëzakonshëm në njerëzim.
(Portali Shkollor)
Kompletohet paketa e teksteve për diasporën, botohet niveli III i “Gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare”
Adresat dhe kontaktet se ku mund t’i gjeni tekstet shkollore Albas në të gjithë Kosovën
Për herë të parë, një fletore didaktike për fëmijët me nevoja të veçanta: “Unë dhe mjedisi rreth meje”